E shtunë, 23 Janar, 2021
9 C
Tirana

“Prej 4 muajsh nuk mundem të përqafoj mamin tim”, vajza e doktoreshës përlot me mesazhin e saj

Vajza e doktoreshës së njohur Najado Çomo, ka ndarë me ndjekësit e saj një status prekës, se çfarë sakrificash i është dashur të bëjë ndërsa e ëma është në krye të detyrës.

Greis Çomo thotë se kur epidemia mbëtheu vendin tonë, ajo e ka patur të pamundur që të përqafonte nënën e saj.

Prej më shumë se 4 muajsh, ajo dhe i ati shohin çdo ditë në sytë e mjekes lodhjen, përkushtimin, dëshpërimin për jetët e humbura, pavarësisht përpjekjeve të panumërta që stafi mjekësor janë duke bërë.

Statusi

Personat që më njohin e dinë sa njeri diskret që jam, por e ndjej të nevojshme të shkruaj “2 fjalë”…
Prej më shumë se 4 muajsh, nuk mund të përqafoj dot mamin tim…
Prej më shumë se 4 muajsh, vetë ajo nuk mund të përqafojë dot gjyshen time…
Prej më shumë se 4 muajsh, unë dhe babi, shohim çdo ditë në sytë e saj lodhjen, përkushtimin, dëshpërimin për jetët e humbura, pavarësisht përpjekjeve të panumërta që stafi mjekësor është dukë bërë…
Prej më shumë 4 muajsh stafi mjekësor, të gjithë pa asnjë përjashtim, janë duke shërbyer me një energji dhe forcë të paimagjinueshme…
Prej më shumë se 4 muajsh na kërkohet që të zbatojmë disa rregulla të cilat, në këndvështrimin tim, nuk janë kaq të vështira dhe të pamundura.
Ju lutem, tregohuni pak egoist për veten tuaj, ruani distancën, vendosni maskën. 😊

Lexo edhe :   Biden shpalos sot planin kundër koronavirusit

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

E trishtë/ Ndërron jetë në moshën 35-vjeçare ish-sulmuesi

Ish-sulmuesi xhamajkan, Luton Shelton ka ndërruar jetë në moshën 35-vjeçare, për shkak të një sëmundje. Shelton ishte diagnostikuar në vitin 2018 me sëmundjen “ALS”, e...

Berlini përgatitet për konsultime me administratën Biden

Lehtësimi i jashtëzakonshëm u shpreh në Gjermani që kur Joe Bideni i fitoi zgjedhjet presidenciale. Kurse të mërkurën (20.01.), kancelarja Angela Merkel i shkroi...

Samsung u ngrit si një dyqan që shiste perime, dhe kuriozitete që nuk i dinit

Sistemi ligjor i Japonisë ka një normë dënimi prej 99 për qind. Peshkimi mbetet profesioni i dytë më i rrezikshëm i Shteteve të Bashkuara, pas...

Analisti: Basha do ketë Tiranën, ja kush do jetë drejtuesi i PD në Gjirokastër

Partia Demokratike ka emëruar drejtuesit politik në pjesën më të madhe të qarqeve, ndërkohë që janë ende për t’u zbuluar se cilët do të...

A do jetë sërish kandidat për deputet? Ja si përgjigjet Ervin Salianji

Ervin Salianji është shprehur se ekziston mundësia që ai të jetë kandidat për deputet në listën e Partisë Demokratike. I ftuar në “Zonë e lirë”,...