E mërkurë, 16 Qershor, 2021
25.5 C
Tirana

“Prej 20 muajsh kemi Parlament monopartiak”, Meta: Dje hodhën poshtë integrimin

Presidenti Ilir Meta, ka reaguar për rivotimin e Kodit Zgjedhor në Kuvend një ditë më parë. I ftuar në një tryezë të zhvilluar nga shoqëria civile me emër “Nisma Kombëtare për Referendumin”, Meta e konsideroi rrëzimin e dekretit të tij në Kuvend, një hap drejt bllokimit të integrimit. Meta tha se nuk kemi Gjykatë Kushtetuese, nuk kemi kuadër ligjor për ta bërë të aplikueshëm referendumin edhe pse është detyrim Kushtetues. Ai shprehu shqetësimin edhe për investimet e huaja në vend. Sipas tij, prej kohësh biznesi i huaj dhe ai vendas ka frikë të investojë në Shqipëri.

“Precedenti i parë ishte ai i vitit 2008, i cili i dha goditje në zemër sistemit parlamentar e na çoi këtu në demokracinë e kryetarëve të oligarkëve. Kjo është arsyeja pse dje deputetët refuzuan kërkesën e BE dhe votuan ndryshimet. Rasti më i fundit i shkeljes së Kushtetutës e cënoi të freskët, ku ndryshimet e Kushtetutës u ndërmorën gjatë imponimit të masave kundër pandemisë. Prej 20 muajsh kemi një parlament monopartiak.

S’kemi Gjykatë Kushtetuese dhe e keni parë se kujt i intereson kjo?! Kur të drejtat e liritë themelore të popullit nuk respektohen nga vetë ata që kanë zgjedhur.

Nuk kemi kuadër ligjor për ta bërë të aplikueshëm referndumin, edhe pse është detyrim Kushtetues. Çmendet i gjithë procesi ligjvënës sikur po ndodh këto ditë.

41 ligje ka kthyer presidenti në Kuvend për rishqyrtim. Antikushtetushmërie. Çfarë mund të ketë ndodhur me marrëveshje ndërkombëtare me aktet e Këshillit të Ministrave?!

Çfarë po ndodh përditë me veprimet e paligjshme të policisë dhe shtetit, kur dhe si do të dëgjohet zëri i popullit. E pamundur të shprehësh me fjalë absurdin e kësaj situate.

Lexo edhe :   81% e demokratëve votojnë pro Bashës, kundërshtarët: Maskaradë elektorale!

Prej kohësh biznesi i huaj dhe ai vendas ka frikë të investojë në Shqipëri. Vendimmarrjet arbitrare. S’ka asnjë lloj llogaridhënie, mekanizmat gati janë shuar prej 3 vitesh”.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

”Ambasadorët do kthehen në postet e tyre”/ Putin zbardh takimin me Biden

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin ka zbardhur detaje nga takimi që zhvilloi me homologun e tij amerikan, Joe Biden ditën e sotme në Gjenevë. Gjatë...

Futbollistët luajnë shumë ndeshje, ndaj rrezikojnë jetën në fushë

Edhe pse prej shumë kohësh është konsideruar si një problem me të cilin duhet të merret bota e sportit profesional, shpeshtësia e angazhimeve dhe...

Përfundon takimi Biden-Putin, zgjati shumë më pak nga sa parashikohej

Pas 3 orësh bisedime, ka përfunduar takimi në Gjenevë midis Presidentit të SHBA-ve Joe Biden, dhe homologut të tij rus, Vladimir Putin. Takimi i zgjeruar...

Si po mashtrohen shqiptarët nga hakerat, ja çfarë thotë eksperti

Nga: MARSELA SINANI Nuk janë të pakta rrjetet e hakerave të cilët nëpërmjet vjedhjes së të dhënave personale në Facebook, kanë marrë me mashtrim shuma...

Heqja e vizave për Kosovën? Lajçak: Nëse nuk i besoni BE-së, shkoni diku tjetër

I dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, është pyetur ditën e sotme në forumin Globsec 2021 që po zhvillohet...