Basha: Pas 25 prillit, do kemi numrin më të lartë të testimeve në rajon

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, po zhvillon një bashkëbisedim me mjekë dhe ekspertë të shëndetësisë në vend, ku fokus të diskutimeve është situata e rëndë e krijuar nga pandemia e koronavirusit.

Gjatë fjalës së tij, Basha u shpreh se pandemia është një çështje për jetë a vdekje, dhe se kjo situatë po rrënon edhe financat e qytetarëve.

Ai u zotua se pas 25 prillit, Shqipëria do të ketë numrin më të lartë të testimeve në rajon.

Lulzim Basha: ”Kjo është një çështje për jetë a vdekje, kjo situatë po rrënon financat personale të shqiptarëve dhe ekonominë. Pas 2 muajsh shqiptarët do vendosin. Dy muaj është një kohë e gjatë për mua si prind, si bir prindërish, si qytetar dhe pastaj si kryetar i PD, e më pas kandidat për kryeministër.

Ndaj ju kam thirrur sot që të përsërisim qëndrimet botërisht të njohura për trajtimin e kësaj krize. E para mbeten: Testimet. Se ato do na tregonin ku është infeksioni nëse do bëheshin të paktën si në vendet kufirate. Nëse Berati, ku ka shkuar për cirkun e radhës rezulton problematik do merrja masa Nëse një x industri rrezikon, do ta mbyllja dhe rimbursoja.

Jo e gjithë Shqipëria të kthehej në një spital gjigand. Mjafton të kesh pak zemër për vendin tënd e njerëzit e tu. Jo të vraposh ta bësh vaksinën i pari, por të rrish në këmbë dhe ta bësh i fundit. Pas 25 prillit nivelin më të lartë të testimeve në rajon. Qeveria e ka mendjen tek njerëzit, jo tek shëndeti i vetë e xhepat e saj. Testim, gjurmim, izolim. Armatosja e personelit shëndetësor të braktisur. Ai del e bën cirk kurse mjekët e qytetarët kacafytën për shkak se i ka lënë në mëshirë të fatit”.