Tryeza për Reformën Zgjedhore është shtyrë për të hënën. Kjo mbledhje është shtyrë me kërkesë të PD-së. Sipas dakordësisë së fundit, tryeza e radhës do të zhvillohet të hënën në orën 10:00, por me të njëjtin rend dite dhe të njëjtat diskutime.
Me këtë shtyrje i është dhënë më shumë kohë përfaqësuesve të opozitës joparlamentare, që të shtrojë propozimet e saj, sa i përket çështjes së administratës zgjedhore.
Pas këtij vendimi, një reagim i menjëhershëm ka ardhur nga zv.ministri i Mbrojtjes, Petro Koçi, i cili zbardh arsyen pse u shty për sot tryeza për Reformën Zgjedhore.
Presidenti Ilir Meta publikoi dje letrën e dërguar zyrtarëve të lartë të BE në Bruksel, ku shprehej kundër hapjes në negociatave.
Pas kësaj letre nga Meta, Petro Koçi jep sinjalet e para. “Letra e Metës drejt Brukselit, një ftesë e hapur kundër hapjes së negociatave. PD e miraton me heshtje të gëzuar!”, shkruan Koçi, në një postim në Facebook.