Aktualitet

Prapaskenat/ Artan Hoxha tregon pse se nuk u rizgjodh Arta Marku


               Publikuar në : 20:17 - 05/12/19 M S

Për gazetarin Artan Hoxha, mënyra si u zgjodh Arta Marku para 2 vitesh, u politizua që në fillim. “Mënyra se si punoi dhe rezultatet që dha puna e saj, nuk të linte zgjidhje tjetër përveç faktit që duhej një drejtues i ri”, u shpreh gazetari në studion e “Abc News”. Sipas tij, Arta Marku nuk i rezistoi dot presionit. Duke bërë një analizë të përgjithshme të situatës, ai tha se vendi ynë ndodhet në një situatë jo normale në sistemin e drejtësisë. Në fokus solli korrupsionin në administratë.

“Shqipëria ndodhet në një situatë jo normale në sistemin e drejtësisë. Kemi korrupsion në administratë, pandëshkueshmëri të personave politikë. Prokurori i Përgjithshëm duhet të administrojë trupën e prokurorëve, ne na duhet një lider. Gara u ngushtua me kaq pak emra. Shumë emra të mirë vendosën për të mos hyrë në garë, sepse nuk e përballonin dot presionin”, tha Hoxha.

Olsian Çela është Prokurori i Përgjithshëm i Shqipërisë, me mandat 7-vjeçar. Ai bëhet drejtuesi i parë i kësaj Prokurorie me mandat të plotë, pas nisjes së Reformës në Drejtësi.

Çela mori në Kuvend 101 vota pro, 2 kundër dhe 8 abstenim, duke lënë pas Fatjona Memçajn dhe Arta Markun. Kjo e fundit mbajti postin e Kryeprokurores për 2 vite, pasi mori drejtimin e organit qendror të akuzës në dhjetor të 2017-ës, vetëm me votat e socialistëve.

Kthehu
WhatsApp Denonco ne TT