Kronikë

Pranga trafikantit grek, u kap me 26 kg lëndë narkotike në kufirin greko-shqiptar

               Publikuar në : 14:37 - 16/05/19 M. S

Një tjetër shtetas ka rënë në pranga, pasi posedonte një sasi lënde narkotike. Bëhet fjalë për 26 kg marijuanë, të cilat janë sekuestruar në kufirin greko-shqiptar. Operacioni policor është zhvilluar në Kallpaq, në aksin Kakavijë-Janinë.

Policia greke ka ndaluar mjetin që drejtohej nga një 56-vjeçar grek, dhe ka sekuestruar brenda tij 3 pako me 26 kg e 600 gram marijuanë, të cilat ishin ngarkuar në kufirin e gjelbër.

Në pranga ra drejtuesi i mjetit, ndërkohë që u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 2 celularë, 250 euro dhe një pajisje GPS.

Kthehu
WhatsApp Denonco ne TT