Kronikë

Pranga çiftit shqiptar në Itali, kishin kthyer bodrumin në laborator droge

               Publikuar në : 15:45 - 11/02/19 marsela

Policia italiane ka prangosur një çift shqiptarësh, pasi kishin kthyer bodrumin e shtëpisë në një laborator droge.

Burri dhe gruaja nga Shqipëria, identiteti i të cilëve nuk bëhet me dije për shkaqe hetimi, jetonin në zonën e Padernos. Ata mbanin të fshehur 40 gram kokainë në bodrumin e shtëpisë, të cilën e tregtonin me sasi të vogla.

Sipas policisë italiane, në bodrum janë gjetur dhe një shumë prej 4.900 eurosh.

Kthehu
WhatsApp Denonco ne TT