E martë, 23 Shkurt, 2021
4 C
Tirana

Pranga 45-vjeçares në Tiranë, qeshi para kryeministrit Rama

Një grua është arrestuar, pasi ka qeshur me zë të lartë para kryeministrit Edi Rama. Ndoshta kjo duket paradoksale, por kjo situatë qesharake është e konfirmuar nga gazetarja e “Top Channel”, Anila Hoxha, e cila ka denoncuar skandalin e policisë.

Ngjarja është shënuar në datën 15 tetor në kryeqytet, në rrugën “Fuat Toptani”, ku gruaja, një 45-vjeçare me inicialet T.B, është vënë në pranga, pasi akuzohej për prishje të rendit dhe qetësisë publike.

Gruaja në fjalë ka përfunduar për pak orë në komisariatin nr 1, me urdhër të Gardës. Shtetasja me inicialet T.B., nuk ka qenë e pajisur me maskë, dhe në këto rrethana është aplikuar gjoba ndaj saj.

Denoncimi i gazetares:

Gruaja qe qesh…!

Nje 45 vjecare me inicialet T.B, perfundoi per pak ore ne komisariatin numer 1 me urdher te gardes, pasi keta te fundit e konstatuan duke qeshur e per kete arsye sipas tyre, ajo po prishte rendin dhe qetesine publike. Madje akoma dhe me teper.

Burimet zyrtare  me thone se ngjarja – ka ndodhur ne daten 15 tetor ne kryeqytet, ne rrugen Fuat Toptani ne oren 20.10. Mes personave qe kane dhene deklarate nuk eshte vetem gruaja qe u shoqerua dhe u pyet, por edhe polici i patrulles qe shprehet se ;

– une nuk kam konstatuar qe kjo femer te prishte qetesine publike.

“Por ate e solli  punonjesi I Gardes se Republikes ‘ shpjegon si deklarues qe tregon rrethanat e hetimit  oficeri D. D.

Historia e pabesueshme ” e qeshjes se ndaluar”  shtjellohet akoma me teper me rrefimin e vete gruas qe qeshi.

‘ Isha duke dale nga puna qe ndodhet ne Kalane e Tiranes dhe pashe kryeministrin, ku pasi ai tha dicka qe une nuk e degjova mire , qesha me ze te larte”.

Ne keto momente policia e zene ngushte nga kerkesat e Gardes per ta shoqeruar kundravajtesen,  e shoqeroi per veprimet e para hetimore ne komisariatin numer 1. ‘ Femra ne momentin qe na i dorezoi punonjesi i gardes  nuk kishte maske ne fytyre  dhe ne keto rrethana u aplikua  gjoba ndaj saj” deklaron oficeri i cili fillimisht mesohet te kete hezituar dhe per tju bindur gardes ka kerkuar ta kryeje shoqerimin pak minutesh te gruas qe qesh . Polici thotë se ka kerkuar nje sherbim ne te cilin duhet te merrte pjese ne aksion edhe nje oficere femer.

Kjo qe sapo shkrova nuk eshte anektode. Ka ndodhur vertet ne mes te Tiranes dhe raportohet pikerisht keshtu ne shkresat zyrtare. Teutes i kushtoi e qeshura nje xhiro ne polici.

Neser , dikujt  tjeter mund ti kushtoje me shume, por mos rrini asnjehere pa qeshur.

Eshte ilaci me i mire per jeten!

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Mediu i jep fund dyshimeve: Marëveshja me Bashën do bëhet

Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu është shprehur se negociatat me Kryedemokratin Lulzim Basha po vazhdojnë dhe sipas tij mes tyre do të ketë...

Si vdekja e një vëllai nxiti një revolucion

Në një qytet provincial të përgjumur, lindi një djalë me emrin Vladimir Uljanov. Kur të rritej ai do të luante një rol të madh...

Itali/ Kapet me 300 mijë euro drogë biznesmeni shqiptar (Emri)

Një shqiptar i identifikuar si Dorian Resili, ka rënë në prangat e policisë italiane, pasi ky i fundit ëstë kapur me drogë, e cila...

Shëndetësia/ Hajdari: Mjekët paradite punojnë në publik, pasdite në privat

Arrestimi i gjyqtares Enkelejda Hoxha bëri shumë bujë në opinionin publik, pasi ajo kishte liruar nga burgu disa persona të dënuar me burgim të...

Nuk vuani aspak nga i ftohti gjatë dimrit? Ja çfarë e shkakton këtë gjë

Shumica prej nesh,detyrohemi të përjetojmë një periudhë me mot të ftohtë për të paktën një pjesë të vitit. Dhe një studim i ri ka...