E diel, 20 Qershor, 2021
23.5 C
Tirana

Pranga 44-vjeçarit, ishte në kërkim për një vrasje

Policia ka ndaluar një 44-vjeçar, banues në Fier, pasi rezultonte i shpallur në kërkim. Në tetor të vitit 2016, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Fier ka vendosur masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Vrasje e kryer në bashkëpunim”, pasi dyshohet se shtetasi A.H., në vitin 2008 ka vrarë shtetasin F.K (shtetas shqiptar), ngjarje e cila ka ndodhur në shtetin grek.

“Ndalohet një shtetas i shpallur në kërkim për veprën penale “Vrasje e kryer në bashkëpunim”. Shërbimet e Policisë Kufitare në Pikën e Kalimit Kufitar Kakavijë, gjatë përpunimit të dokumentacionit dhe verifikimeve të kryera në bashkëpunim me Interpol Tirana, Drejtorinë Vendore të Policisë Fier, si dhe nga të dhënat në sistemin “TIMS”, ndaluan shtetasin A.H., 44 vjeç, banues në Fier.

Ky shtetas ishte kthyer “Deportiv” nga pala greke, dhe rezultonte i shpallur në kërkim.

Gjykata e Rrethit Gjyqësore Fier, në tetor të vitit 2016 ka vendosur masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Vrasje e kryer në bashkëpunim”, parashikuar nga neni 76-25 i Kodit Penal, pasi dyshohet se shtetasi A.H., në vitin 2008 ka vrarë shtetasin F.K.(shtetas shqiptar), ngjarje e cila ka ndodhur në shtetin grek. Shtetasi i lartpërmendur iu dorëzua Drejtorisë Vendore të Policisë Fier, për veprime të mëtejshme”.

 

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Tragjike/ Lushnje, 17-vjeçarja humb jetën pasi ra nga pema

Një 17-vjeçare nga Lushnja humbi jetën pasi u rrëzua nga pema Raportohet se kanë qenë familjarët që e kanë dërguar me shpejtësi drejt spitalit të...

Euro 2020/ Mbyllet grupi A, Italia dhe Uellsi kalojnë, italianët me rekord

Itali-Uells 1-0 Italia barazoi rekordin e vet të të gjitha kohërave me 30 ndeshje si e pamposhtur pas një fitoreje 1-0 kundër Uellsit në Stadiumin...

Profil/ Ngolo Kante, 5 detaje domethënëse mbi “motorrin” e Francës

I vogli Kante Historia e Kantésë është e ngjashme me atë të shumë emigrantëve nga Afrika. Lindur në periferi të Parisit, nga një familje shumë...

Infektimet/ Shqipëria me vetëm dy raste të reja në 24 orët e fundit, 0 vdekje

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel qytetarëve të vijojnë të zbatojnë me përpikmëri rregullat për parandalimin e COVID19 dhe të mos...

Formula 1/ “Holandezi fluturues’ mund Hamiltonin në xhiron e parafundit

Max Verstappen rriti diferencën e pikëve nga vendi i dytë në kampionat pasi parakaloi pikërisht atë, të dytin, Lewis Hamilton në një duel tjetër...