E diel, 7 Mars, 2021
11 C
Tirana

Pranga 28-vjeçarit/ Dhunonte gruan, hedh granatën në oborrin e vjehrrit

Një i ri është vënë në pranga, pasi kishte hedhur në granatë në oborrin e vjehrrit, pas mosmarrëveshjeve me gruan. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Pllanë, ndërsa është vënë në pranga shtetasi me inicialet P.D., 28, vjeç, banues në Mirditë.

Ky shtetas dyshohet se mbrëmjen e kaluar, për motive të dobëta, ka hedhur në oborrin e banesës së vjehrrit të tij, një granatë ofensive të cilës i kishte hequr siguresën. Fatmirësisht nuk ka shpërthyer.

Në vendngjarje kanë shkuar ekspertët xhenier të RENEA-s, të cilët kanë bërë shpërthimin e kontrolluar të granatës. Burimet zyrtare të policisë njoftojnë se shtetasi P.D, prej disa kohësh kishte mosmarrëveshje me bashkëshorten. Ai ushtronte dhunë fizike ndaj saj, dhe për këtë bashkëshortja e tij ishte e pajisur me urdhër-mbrojtje.

Njoftimi i policisë:

Policia e Lezhës zbardh ngjarjen e ndodhur në fshatin Pllanë ku në oborrin e banesës së një shtetasi është hedhur një granatë ofensive por nuk ka shpërthyer

Falë veprimeve të shpejta dhe me metoda proaktive është identifikuar dhe arrestuar autori i dyshuar i ngjarjes.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Lezhë, pas veprimeve të mirëfillta dhe profesionale hetimore, duke përdorur dhe metodat proaktive kanë identifikuar dhe arrestuar shtetasin P.D. vjeç 28, banues në Mirditë.

Ky shtetas dyshohet se mbrëmjen e kaluar, për motive të dobëta, ka hedhur në oborrin e banesës së vjehrrit të tij, shtetasit Z.D. banues në fshatin Pllanë në Lezhë një granatë ofensive të cilës i kishte hequr siguresën, por nuk ka shpërthyer.

Në vendngjarje kanë shkuar ekspertët xhenier të Reneas , të cilët kanë bërë shpërthimin e kontrolluar të granatës

Shtetasi P.D, prej disa kohësh kishte mosmarrëveshje me bashkëshorten dhe ushtronte dhunë fizike ndaj saj dhe për këtë bashkëshortja e tij ishte e pajisur me urdhër mbrojte.

Materialet procedurale u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë për veprat penale në ngarkim të shtetasit P.D. “Vrasje me dashje e mbetur ne tentative” “Mbajtje pa leje dhe prodhim i armëve shpërthyese e municionit”.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Drama e Sir Alex-it

Sir Alex Ferguson tha se kishte frikë se nuk do të ishte më kurrë në gjendje të fliste përsëri pasi pësoi një hemorragji në...

Itali/ Milani kërkon të rigjejë busullën

Një problem muskular e ka shtuar Ante Rebic-in në një listë të gjatë lëndimesh tek ekipi i Milanit të vendit të dytë përpara transfertës...

Spanjë/ Sot derbi i madh i Madridit, loja bëhet serioze

Atletico Madrid pret Real Madridin në një derbi të kryeqytetit spanjoll që do të lërë gjurmë në garën për titull. Atletico kryeson kampionatin dhe...

Revoltat e dhunshme në Mianmar/ OKB: Ndaloni vrasjen e protestuesve

I dërguari i Kombeve të Bashkuara për Mianmar i ka bërë thirrje këshillit të sigurimit të KB të marrë masa kundër protestave të dhunshme,...

SHBA-ja lëshon alarm për sulm të ri kibernetik

Qeveria amerikane është duke bërë paralajmërime për sulme të mëdha kibernetike, të cilat mund të kenë shënjestruar serverët e kompanisë Microsoft, dhe të cilat...