Kryeministri, Edi Rama ka premtuar një tjetër vepër publike që është ende e papërfunduar, duke e prezantuar atë në formatin 3D.
Kreu i qeverisë ka zgjedhur ta nisë ditën me pamjet nga kantieri i punimeve në Sarandë, duke u zotuar për një “shëtitore perlë” në qytetin bregdetar të Jugut.
Në postimin e tij në rrjetin social, Facebook Rama u ka dhënë fjalën ndjekësve të tij se kjo shëtitore e re në Sarandë do të bëhet realitet verën e ardhshme.