Politikë

Pr.ligji për median online/ Flet ambasadori i BE: Presim që Qeveria…

               Publikuar në : 10:25 - 11/07/19 user tir

Delegacioni i BE dhe Komisioni Europian, kanë shqyrtuar projektligjin për median i hartuar nga qeveria shqiptare dhe po përgatitin komentet e tyre. Ambasadori i BE në Tiranë Luigi Soreca në një prononcim për RTSH-në ka theksuar se “se presim që qeveria të shqyrtojë komentet tona.

“Ne e dimë që Këshilli i Ministrave ka miratuar një projektligj të medias. Si delegacioni i BE-së ashtu edhe Komisioni Europian kanë përgatitur opinionin e tyre në lidhje me këtë dhe kjo ka ndodhur në fakt në pranverën e këtij viti” tha Soreca.

“Ne në fakt po shikojmë dhe po e shqyrtojmë nga afër dhe me vëmendje, projektligjin e mediave i cili do të kalojë në Kuvend në muajin shtator, do të vijojmë ta bëjmë këtë punë me vëmendje dhe me të gjithë partnerët tanë. Ky është një projektligj shumë i rëndësishëm, ne po përgatisim komentet tona, të cilat do t’ia dorëzojmë qeverisë dhe jemi të sigurt që qeveria më pas do t’i marrë ato në shqyrtim me vëmendjen dhe kujdesin që ato meritojnë” nënvizoi ambasadori i BE në Tiranë Luigi Soreca.

Kthehu
WhatsApp Denonco ne TT