E diel, 28 Nëntor, 2021
13.5 C
Tirana

Pozoi para arkivolit të babait, 20-vjeçarja përballet me kritika të ashpra

Influencuesit e rrjeteve sociale, zakonisht ndajnë video dhe foto, me qëllim për të rritur ndjekësit. Një prej tyre është përballur me reagime të ashpra, pasi kishte pozuar para arkivolit të babait të saj. Fotot në funeralin e të ndjerit u bënë virale.

20-vjeçarja Jayne Rivera i kishte shpërndarë këto fotografi në llogarinë e saj në rrjetet sociale. Ajo kishte mbishkrimin: “Fluturo- fluturo larg. RIP babi, ti ishe shoku im më i mirë. Një jetë e jetuar mirë”.

Ndërkohë, në një intervistë për NBC News, Rivera reagoi ndaj akuzave duke thënë se njerëz të ndryshëm e trajtojnë pikëllimin në mënyra të ndryshme. “Të gjithë e trajtojnë humbjen e një njeriu të dashur në mënyrën e tyre; disa janë më tradicionalë; ndërsa për të tjerët mund të duken si tabu. Për mua e trajtova ceremoninë sikur babai im të ishte pranë meje, duke pozuar para aparatit, siç kishte bërë në shumë raste në të kaluarën”, tha ajo.

Rivera pohoi se nuk kishte asgjë të keqe me atë që ajo kishte postuar. Pak minuta pasi postoi imazhet e saj, përdoruesit e rrjeteve sociale kritikuan Riveran për veprimin e saj.

Ndërsa një përdorues tha se ishte e çuditshme të shihje dikë të pozonte kështu në një funeral, tjetri mbrojti Riveran duke thënë se ajo që bëri ishte në rregull, pasi ishte ndoshta hera e fundit që ajo do ta shihte atë fytyrë në jetën reale.

Megjithatë, disa raporte sugjerojnë gjithashtu se Rivera ka postuar tetë fotografi në llogarinë e saj. Mes atyre fotove, njëra ishte e klikuar duke buzëqeshur, tjetra tregonte duart e saj të mbajtura së bashku në lutje dhe njëra madje e kapi atë duke i hedhur sytë teksa shikonte larg objektivit.

Burimi i lajmit: firstpost. Përshtatur nga Tirana Today

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Masakrimi i masakrës

Nga: Luçiano Boçi  Kur ndodh një krim, gjëja kryesore që bëjnë autorët është djegia e mjeteve me të cilat kryhet krimi. Pra asgjësohet vetë krimi....

I ndaloi keçapin lojtarëve, kompania nuk ia përton Antonio Kontes

Emërimi i Antonio Kontes në krye të Totenhemit, solli ndryshime në klub. Tekniku i dha një vemendje të veçantë ushqimeve që konsumonin lojtarët, të...

FORMULA 1/ Presidenti ‘tradhton’ Shumakerin: S’është më i miri i historisë

Presidenti i FIA-s i ka befasuar të gjithë, duke mos e kurorëzuar si më të mirin ish-pilotin e tij në kohën e Ferrarit. Zhan...

Skandali me pagesat e UEFA-s, FSHF publikon “provat” e gabuara

Federata Shqiptare e Futbollit ka dalë sot me një tjetër qëndrim zyrtar rreth çështjes së skandalit të shpërndarjes së fondeve të UEFA-s, në mënyrë...

Kreu zbulime që e revolucionarizuan shkencën: Kush ishte Galileo Galilei

Në cilësinë e ”babait” themelues në fushën e fizikës dhe astronomisë, Galileo Galilei është i njohur për kontribute të panumërta në shkencë. Mendimtari italian,...