E premte, 24 Shtator, 2021
24.5 C
Tirana

Pothuajse një tjetër “Vietnam”:Tërheqja nga Afganistani, dështimi i perëndimit

Nga Carlo Panella “Linkiesta”

 

Një dështim. Nuk ka fjalë tjetër për të përcaktuar rezultatin e 20 viteve ndërhyrje ushtarake së NATO-s në Afganistan, e cila sipas presidentit amerikan Xho Bajden do të përfundojë më 11 shtator 2021.

Me tërheqjen e 10 mijë ushtarëve të fundit të koalicionit nga toka afgane (3.500 amerikanë, 800 italianë), situata e atij vendi nuk do të jetë për fat te keq shumë ndryshe nga ajo e vitit 2001. I vetmi ndryshim është humbja e Al Kaedës, boshllëku i së cilës u zëvendësua nga ISIS, që në Afganistan quhet Shteti Islamik i Khorasanit.

Sigurisht, nuk është një “Vietnam” i dytë, dhe nuk është as i krahasueshëm me kaosin që la pas tërheqja e nxituar e trupave sovjetike nga Kabuli në vitin 1989. Por gjithsesi është një humbje e qartë e NATO-s dhe e Perëndimit.

Në fakt, Afganistani është dhe do të jetë gjithmonë i ndarë. Një pjesë – Kabuli dhe qytetet kryesore – do të kontrollohet pak a shumë nga qeveria e Ashraf Ganit (i rizgjedhur president në vitin 2020 nga një numër shumë i vogël votuesish) por gjithmonë nën sulmin e Talibanëve dhe ISIS.

Një pjesë tjetër, është ajo e zonave jugore, me Kandaharin dhe Helmandin që ndodhen në duart e Talibanëve. Pastaj janë zonat veriore të banuara nga Taxhikët dhe Uzbekët, që kontrollohen nga komandantët lokalë të luftës, që përgjigjen para Abdullah Abdullahut, kreut të Këshillit të Lartë të Pajtimit Kombëtar.

Dhe së fundmi është zona në qendër të vendit e pushtuar nga Hazarasit shiitë. Pas dhe përkrah Ashraf Ganit do të vazhdojnë të jenë Shtetet e Bashkuara,me rreth 70 miliardë euro financime.

Pas taxhikëve dhe uzbekëve janë ish-republikat sovjetike të Azisë Qendrore, India dhe Kina. Ndërkohë, prapa Talibanëve qëndrojnë Pakistani dhe vendet e Gjirit Persik; ndërsa pas Hazarëve qëndron Irani.

Pra një vend kaotik, i pa qeverisur dhe i pa qeverisshëm, në të cilin presioni i Talibanëve do të bëhet gjithnjë e më i fortë, dhe ku sulmet do të vazhdojnë të bëjnë kërdinë, edhe pasi kanë vrarë jo më pak se 120 mijë civilë në 20 vitet e fundit.

Askush nuk e di se sa do të rezistojnë institucionet qendrore dhe vetë qeveria e Kabulit nën presionin e Talibanëve pas tërheqjes së trupave perëndimore, por parashikimet më pesimiste janë më se legjitime.

Pas këtij dështimi, nëse Perëndimi do të ishte në gjendje të arsyetonte, tamam si në Vietnam, nuk ka një humbje ushtarake, por një humbje tërësisht politike. Në Vietnam, gabimi i bujshëm dhe i përsëritur politik i Shteteve të Bashkuara, ishte të margjinalizonte përbërësin Budist, “forcën e tretë”, nga qeveria e Saigonit (madje kishte përplasje me njësitë ushtarake budiste në ushtrinë e Jugut).

Në këtë kuadër, amerikanët u mbështetën tek një aleancë e verbër me një elitë katolike të korruptuar dhe më shumë sesa sektare të Vietnamit të Jugut, trashëgimi e kolonializmit francez, udhëheqësit e të cilit ishin presidentët Ngo din Diem dhe Nguyen Van Thieu.

Ishte pikërisht brishtësia e brendshme politike e qeverisë së Saigonit, e shkëputur qartazi nga populli i Vietnamit të Jugut, që çoi në humbjen ushtarake. Dhe jo anasjelltas. Në Afganistan, gabimi kryesor, i përsëritur nga të gjitha presidencat amerikane, ishte ai i mos shkëputjes së marrëdhënieve të forta dhe të errëta midis Talibanëve dhe qeverive të ndryshme të Pakistanit.

Marrëdhënie që rrjedhin nga të përbashkëtat etnike, por edhe nga doktrina e gjeneralëve të lartë të ushtrisë në Islamabad, e cila e konsideron Afganistanin si një bazë të domosdoshme strategjike, me të cilën duhen pasur raporte miqësore dhe të besueshme (pikërisht, përmes marrëdhënies me Talibanët) në luftën e re të pashmangshme dhe të ardhshme kundër Indisë.

Për këtë arsye, Talibanët afganë kanë gëzuar një besueshmëri në të ashtuquajturat Zona Fisnore Pakistaneze. Dhe po ashtu mbështetje logjistike dhe financim të të gjitha llojeve nga ana e shërbimit sekret pakistanez.

Dëshmi e këtyre raporteve të errëta është fakti se vetë Osama Bin Laden strehohej në një kompleks vetëm disa qindra metra larg Akademisë Ushtarake në Abutabad kur u vra nga forcat speciale amerikane.

Por më interesant është gabimi i dytë i NATO-s në Afganistan:aleanca nuk arriti qëtë forcojë një komponent islamik të aftë të minojë popullaritetin e Talibanëve midis radhëve

të grupit etnik më të madh në vend, pashtunëve (38-40 për qind e popullsisë në vend).

Suksesi i padyshimtë ushtarak i Talibanëve, shpjegohet në fakt me rrënjët e tyre shumë të thella në popull, dhe mes të tjerash të respektit për Pashtunwali – kodin tradicional dhe obskurantist të familjes dhe sjelljes tipike për këtë grupim etnik.

Dhe është një mangësi për të cilën Perëndimi po paguan kudo kosto:nga Afganistani në Turqi dhe Sahel, ai nuk mund të gjejë dot dhe as të promovojë një grupim islamik homogjen, ose të paktën jo konfliktual me vlerat e veta bazike.

Ç’është më e keqja, Perëndimi nuk e ka kuptuar ende se për të frenuar Islamin fondamentalist dhe obskurantist, duhet të forcojë joshjen ndaj shekullarizmit të vet steril, për të mos thënë kundër-produktiv, dhe për më tepër është thelbësore të favorizojë myslimanë më racionalë.

Në mënyrë të veçantë, Shtetet e Bashkuara dhe Perëndimi nuk e kanë kuptuar se një gjë është real-politika gjeopolitike, që i çoi ata në aleancë me Arabinë Saudite dhe Pakistanin, dhe tjetër gjë fakti që aleatët mbështesin një Islam Vehabist dhe Salafist, që gjeneron xhihadizëm dhe që në fund të fundit përplaset me të njëjtat interesa gjeopolitikë të Perëndimit. Pra një rreth vicioz.

burimi: https://www.linkiesta.it/2021/04/ritiro-afghanistan-vietnam-stati-uniti-intervento-italia-nato

Përshtatur për Tirana Today

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

“Mbretëria” e Kozakut, si kërcënim për një gjeneratë

Nga: Mentor Kikia Njëri që u quajtka Kozak, qenka shpallur mbreti i Instagramit dhe Tik-Tokut. Por një tjetër që u quajtka Fabio, mesa duket pretendent...

“Mbreti i Instagramit” në sherr me “mbretin e burgut”, “lufta” për famë

Rrjetet sociale janë kthyer në “ushqimin” e përditshëm të rinisë. Aty mund të gjesh video argëtuese, edukuese, por në të shumtën e rasteve rinia...

E kemi ditur gabim, ja çfarë ngjyre ka në të vërtetë Dielli

Nga Dr. Alastair Gunn Sigurisht që nuk ka ngjyrën e verdhë, që endeshin zakonisht në librat tuaj shkollorë. Dielli lëshon dritë në një gamë të...

Të isha socialist, do gëzohesha pafund kur Berisha e baltos Bashën kësisoj…

Nga: Artur Zheji Vetëm pak kohë më parë nuk mund të mendohej kurrë kjo që po ndodh këto kohë, edhe sikur të futeshin në punë...

“Zëri i Amerikës” shkruan për rigjykimin e Fatmir Mediut

Në Shqipëri, Gjykata e posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar u shpreh sot në favor të gjykimit të ish ministrit të...