Sport

Portieri shqiptar transferohet te klubi anglez që ka fituar 2 herë Champions-in


               Publikuar në : 14:54 - 09/07/19 user tir

Shqiptari i Kosovës, Arijanit Muriç do të vazhdojë karrierën te skuadra e Notinghem Forest në Championship. Portieri 20-vjeçar është huazuar nga klubi i Mançester Sitit për të fituar eksperiencë dhe minuta. Lajmi është konfirmuar nga vetë klubi i Notinghemit nëpërmjet një njoftimi në faqen zyrtare.

Muriqi ishte portieri i dytë te kampionët në fuqi të Premier Ligës në sezonin e kaluar, teksa tashmë do të provojë një eksperiencë të re të 2 herë fituesit e Ligës së Kampionëve. Shqiptari i Kosovës, në të kaluarën ka qenë pjesë edhe e holandezëve të NAC Bredës, teksa huazimi te Notinhem Forest është një mundësi e artë për të treguar veten. Gardiani 20-vjeçar është portier titullar edhe te përfaqësuesja e Kosovës. /panorama

Kthehu
WhatsApp Denonco ne TT