E enjte, 20 Janar, 2022
10.5 C
Tirana

Portieri i Milanit me Covid-19, humb ndeshjen ndaj Romës

Portieri i Milanit, Gianluigi Donnarumma ka rezultuar pozitiv me Covid-19.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë 21-vjeçari përmes një postimi në rrjetet sociale.

Donnarumma informon se gjendja e tij shëndetësore paraqitet e mirë.

“Përshëndetje të gjithëve,

Fatkeqësisht kam rezultuar pozitiv me Covid-19. Dua të theksoj se jam shumë mirë. Gjej rastin t’i dedikoj lutjet e mia për të gjithë ata që po luftojnë me virusin. Qëndroni të fortë! Mos u dorëzoni!

Gjithashtu mos harroni të mbani distancë, vendosni maskat, lani duart! Të gjithë bashkë mund ta stopojmë këtë virus. Sonte do të bëjë tifozllëk për shokët e mi të skuadrës nga televizori. Forca Milan”, shkruan Donnarumma në Instagram.

Portieri nuk do të luajë në ndeshjen që Milani do të luajë në mbrëmje kundër Romës.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Basha pritet me protesta në Laç, ndërhyn menjëherë policia

Kreu i PD-së, Lulzim Basha, është pritur me protesta në qytetin e Laçit. Simpatizantë të Partisë Demokratike që nuk janë dakord me të, kanë...

Meta ia merr këngës me Bujar Qamilin në Shkodër (VIDEO)

Për pak çaste, kreu i shtetit ka harruar zhvillimet politike, duke iu dedikuar pak vetes. Presidenti Meta ia ka marrë këngës me këngëtarin e...

Përplasja te “5 Maji”, Rama: E mira e përbashkët nuk merret peng nga askush

Dje nisi aksioni për shembjen e banesave në lagjen “5 maji” në Tiranë. Forcat policore rrethuan zonën, pasi një pjesë e banorëve kundërshtuan shembjen...

Donaldi shpallet banori më i padëshiruar në “Big Brother” (VIDEO)

Dje në "Big Brother Vip", banorët zhvilluan një spektakël, ku secili rrëmbeu nga një çmim. Pas spektaklit, Egzona si moderatore i ndau çmimet, ku...

Shpërthimi në Tonga, 500 herë më i fuqishëm se bomba atomike e Hiroshimës

Kombi i vogël ishullor i Tongës humbi një nga ishujt e tij më të vegjël, pasi një shpërthim gjigant vullkanik copëtoi tokën në copa...