Ish-kryeministrit Berisha, nuk i ka shpëtuar situata kriminale në Elbasan, për të cilën thotë se rendi është në dorë të bandave.
Ai shkruan në Facebook se policia lau duart, duke e cilësuar masakrën si zakonisht “qërim hesapesh midis bandave”.
Po sipas tij, kjo masakër provon dhe një herë se në Shqipëri, rendi është në duar të bandave.
Kaq ka mjaftuar, që të kundërpërgjigjeshin ndjekësit në profilin e tij. Qytetarët i kujtojnë se është mjaft e ndryrë, që të bëhet politikë me viktimat.