Politikani serb ”tërbon” mediat vendase: Kosova nuk është Serbi

Kryetari i partisë socialiste serbe (LSV), Nenad Çanak, ka bërë një deklaratë shokuese për mediat vendase, duke thënë se Kosova nuk është pjesë e Serbisë.

Në një intervistë për televizionin serb Kurir, ai kritikoi opozitën, pasi u shpreh se mjafton që të shkosh në Kosovë, për ta parë nëse është apo jo pjesë e Serbisë.

Ndër të tjera, Çanak tha se opozita e ka sulmuar, për shkak se ka pasur një politikë të qartë për 30 vjet.

”Boris Tadic është shoku im dhe një njeri me të cilin kurrë nuk kam rënë dakord për një numër gjërash dhe ai i di shumë mirë ato. Por meqenëse premtova të mbaj shumicën në Asamblenë Kombëtare të Republikës së Serbisë, në mënyrë që të njëjtit njerëz që janë tani në pushtet të mos vijnë, ne, me pesë deputetë që ishin vendimtar për ruajtjen e shumicës parlamentare, pa asnjë vend në qeveri, ishin në një pozicion për katër vjet dhe unë nuk mund të përfshihem as në komisionet parlamentare. Ne e shpëtuam atë.”, tha ai.