Lideri i opozitës në Maqedoninë e Veriut, Hristijan Mickoski është kapur nga Inspektoriati Shëndetësor në një lokal të mbyllur me disa miq.
Sipas akteve normative të Maqedonisë së Veriut në luftën ndaj koronavirusit, është e ndaluar që të qëndrosh në lokale me ambiente të mbyllura.
Mësohet se ndaj pronarit të lokalit është ngritur një kallëzim penal, ndërsa kanë qenë të shumtë ata që kanë dënuar veprimin e zyrtarit.
Ish-partia qeverisëse rivale, LSDM e ka cilësuar gjestin e Mickoskit si të qëllimshëm dhe të turpshëm.
Në lidhje me këtë ngjarje ka reaguar edhe vetë Mickoski, i cili tha se do e paguante vetë gjobën pasi nuk i dinte masat.