E martë, 20 Tetor, 2020
9 C
Tirana

Politika që kalon ndër varre

Më të lexuarat

Italia e gjunjëzuar nga koronavirusi, regjistron shifra alarmante. Masat e reja

Italia është e gjunjëzuar nga koronavirusi. Pas rritjes së numrit të rasteve të reja, Italia do t’i ashpërsojë masat kundër covid-19. Të dielën mbrëma,...

A do të ketë një mbyllje të dytë? ISHP në prag të masave të forta shtrënguese

Autoritetet në Shqipëri kanë përsëritur gjatë ditëve të fundit se gjithmonë po tentohet që Shqipëria të mos izolohet, ndërsa pasojat do të ishin fatale....

Makina e gazetarit shqiptar bëhet shoshë nga plumbat, dalin pamjet e rënda

Gazetari i portalit “Reporteri” në Kosovë, Shkumbin Kajtazi, gjatë mesnatës është përballur me një sulm të rrezikshëm. Ndaj mjetit të tij është qëlluar me rreth...

“Shqipëria do të izolohet më 23 tetor”, Alfred Cako bën parashikimin e frikshëm

Konspiracionisti Alfred Cako ka bërë një parashikim të frikshëm, ku sipas tij, vendi ynë do të përjetojë një karantinë të dytë. Ndonëse ende nuk...

Naftëtarët refuzojnë Ramën: Nuk dalim nga greva pa ardhur këtu e pa marrë pagat

Grevistet naftëtarë nuk kanë vonuar përgjigjen për kryeministrin Edi Rama, pas ftesës së këtij të fundit për bisedime. Ata nuk e pranuan thirrjen e tij,...

Bum infektimesh në Shqipëri, 3 të vdekur nga koronavirusi në 24 orët e fundit

Situata me pandeminë në Shqipëri nuk po njeh shenja përmirësimi. Edhe ditën e sotme ka patur një bum të infektuarish. Tre persona kanë humbur jetën...

Shtëpi 500 mijë euro në Palasë? Basha i përgjigjet Braçes

Kreu i PD-së Lulzim Basha ka reaguar pas akuzave të zv.kryeministrit Braçe se ai ka blerë shtëpi në Palasë në vlerën e 500,000 eurove. Basha...

Meta me tone të ashpra ndaj Bashës: Thuaji popullit tënd që je peng dhe vazhdo

Deklarata e kreut të PD, Lulzim Basha se Meta për opozitarin, aq sa unë bëj presidentin, ka sjellë reagimin e ashpër të kreut të...

Specialisti shqiptar thotë se virusi do zhduket, nëse mbajmë maska për 6 javë

Çdo ditë e më shumë mjekët kërkojnë nga ana e qytetarëve disiplinim dhe mbajtjen e maskave, si një mënyrë për të penguar transmetueshmërinë e...

‘Gjobat për maskat të paligjshme’, /Meta-Ramës: Reflekto, po tremb qytetarët

Presidenti i Republikës, Ilri Meta i bën thirrje qeverisë, që të reflektojë për aktin normativ, që gjobit qytetarët të cilët nuk e mbajnë maskën...

Nga: Frrok Çupi

Presidenti u betua se do të vrase vetë kryeministrin…

Më tmerron, më shumë se vdekja e tjetrit, ajo çfarë bëjnë udhëheqësit vrasës: Ëndërrojnë vetëm si t’i dërgojnë të tjerët përtej, por kurrë nuk mendojnë se ata vetë një ditë do t’i mbledhin rraqet. Ky është kobi, se që vrasin tiranët- këtë e di një botë mbarë. Po ne ç’komb jemi që vërtitemi në këtë mesele?!

Jemi në ditën më të zezë, mes gjithë kombeve të përparuar. Vrasje majtas, vrasje djathtas, vrasje dje, pardje edhe sot. Po nesër? Nëse do të mbajmë vrasësit në pushtet, sa të kemi histori aq do të damkosemi. Paska vrarë Meta, paska vrarë Berisha, paska vrarë Enveri, paska vrarë Kadriu, ka vrarë Luli, ka vrarë snajperi, paska vrarë i paguari…

Hapi lajmet e ditës, po deshe:

Presidenti i Republikës ka deklaruar, dje, jo shumë tërthorazi se ‘do të vrasë kryeministrin Rama’ siç vrau Avni Rustemi armikun e brendshëm, 1920. Pak më parë kishte deklaruar se do të vrasë veten. Si në rastin e dytë, edhe në të parë – ne perceptohemi si komb që vetëm ndjekim kortezhe: O Edi Rama, o Ilir Meta, o viktimat e tjera për në varr! Sikur presidenca të ishte lapidar për viktimat, aty do të ishte mbushur vendi ku shkruhen emra.

Edhe liderët e tjerë, post Enver Hoxha, mbajnë mbi shpatulla ‘vrasje’ të rënda. As Enveri nuk u hetua, veçse pagoi 40 filxhane kafe; as këta nuk janë prurë në dyert e Drejtësisë prej 30 vjetësh.

Çfarë bëhet kështu? Në rastin më të parë shteti duhet urgjentisht të  lëshojë një urdhër; urdhër ku të thuhet- 1, askush nuk votohet nëse…, 2- askush nuk lejohet të votojë nëse është i akuzuar për vrasje, 3-  askush të mos lejohet të hyjë më në zyrën e shtetit ku projektohen varre.

Po cili shtet do ta lëshojë urdhrin?

Udhëheqësit kanë marrë të drejtën që t’i bëjnë gjyqin dhe të falin njëri- tjetrin. Prej më shumë se një dekadë, presidenti Berisha ka denoncuar presidentin Meta se ‘ka fshehur dy kufoma’ në Malin me Gropa; por pas kësaj janë bërë miq. Vetë Meta ka akuzuar Berishën. Ish- presidenti ndodhet nën akuza për ‘vrasje’, sot u raportua se do të thërritet si dëshmitar në çështjen e Azem Hajdarit. Vetë kryeministri aktual ka pasur fatin e zi që të qëndrojë me orë të tëra me ‘4 snajperë në kokë’ një prej tyre nga kryeministri i radhës’. Kryeministri i ri që pritet të vijë në fron është vetë i akuzuar për vrasje. Lul Basha është autor potencial i vrasjes së katër protestuesve në bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’

Në ‘shtëpinë tonë’ nuk ka burrë që të mos e ketë syrin te vrasja. Çfarë do të bëhet me të mbjellat edhe këtë stinë  që po vjen? Vallë  do të lihen tokat djerrë e të merremi me armën? Domethënë gjithë populli, nga mëngjesi në mbrëmje, edhe ditën e votimeve, do të flasë e votojë për vrasjen? Aristoteli i famshëm, themelues i Demokracisë, e pat këshilluar ‘bujkun’ që të mos u shkojë pas vrasësve. “E çfarë do të thoni, që bujku të lërë parmendën e të marrë pushkën për t’u mbrojt? Qeveria ta bëjë këtë punë!, pat thënë filozofi nëpër rreshta.

Lexo edhe :   Për qetësinë e Bashës dhe mungesën e dashurisë së Metës
Lexo edhe :   Rama: Anëtarësohu në PS, mund të jesh në skuadrën që do fitojë 25 prillin

Po shteti këtu çfarë po bën për stinën politike ku po hyjmë? Prapë do të kemi në Kuvend nga ata udhëheqës që e bënë një herë? Apo që vrasin prapë?. U turpëruam si komb, ne akoma themi ‘udhëheqës dhe vrasës’, kur kombet e tjerë kanë kapur shekullin 22.

Por ka rrezik që t’i kemi prapë:

Njëri nga këta të tre do të hyjë në zyrën e kryeministrit:

O Ilir Meta kryeministër dhe Berisha president… Iliri është betuar se ‘në vrimën e miut’ do të na fusë.

Përveç kësaj, ka mbi kurriz edhe Dritan Priftin, Eduard Belegun, bankierin Artan Santo, e  sa të tjerë në themelet e vilave. Nëse bëhet kryeministër, atëherë kthehet regjimi i vrasjes sonë ‘si pulat’.

O vjen Lulzim Basha. Lulzimi është vrasësi më i vogël, me vetëm katër viktima, por ka në kurriz edhe Sokol Olldashin, ka edhe të vrarët e shokëve që do t’i numërohen.

Ose vjen Edi Rama. Ky nuk ka vrarë, as mjeshtrit armiq nuk e akuzojnë dot si vrasës. Por e kanë vënë para detyrimit: O i bashkohesh racës sonë, o të zhdukim. Këta e kanë vënë Ramën para murit: ‘Ti je frikacak! Ti nuk vret një pulë e jo më një njeri!’. Edhe në popull përditë e shajnë ‘frikacak’, ‘piktor, djalë qyteti’. Shumë udhëheqës vrasës prodhohen nga vetë populli.

Në varreza ka emra të njohur, nga ata që themeluam së bashku Demokracinë, nga ata që janë shpallur heronj, nga ata që vranë të vrarët, nga ata që mbajnë vetëm gurin e rëndë se kishin sy e veshë. Të gjallëve po u vdes mendja dhe po bëhen gati të votojnë vrasësit. Poshtërimi është i thellë. Një komb që do të përparojë, nuk i voton robëruesit e vet edhe sikur këta ‘të lahen’ para gjykatës, e jo më kur nuk janë vënë kurrë në bankën e provës.

A do të konkurrojnë këta prapë?

Gara që po bëhet për qeverinë e pas 25 prillit 2021, është pikërisht gara mes atyre që kanë bërë më të keqen e mundur. Nëse ata që ishin do të jenë përsëri, është vrarë shpresa dhe nderi i kombit.

Por mos harrojmë: Ata që kanë vrarë e kanë të domosdoshme që të hipin përsëri në krye; ndryshe kombi u del duarsh njësoj si macja që i nxjerrin sytë.

Të paktën ta fillojmë duke kundërshtuar një herë të parë. Të tjerat janë rrugës, mësuesi më i mirë i kombit është ajo që kombi ka parë me sytë e vet. Sa për ata vetë, prapë do të përcjellin për andej, kurrë nuk do të mendojnë se një ditë duhet t’i mbledhin edhe rraqet e tyre… / Veritas.com.al

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

“Më qëlluan me pistoletë”, zbardhet telefonata që alarmoi Policinë e Vlorës

Një 27-vjeçar ka denoncuar në Komisariatin e Policisë së Vlorës, së një person ka dashur ta vrasë. Shënjestra ka qënë shtetasi me inicialet M.F....

Nga nesër kufizohet hyrja në Tiranë nga Dogana, ja rrugët alternative 

Drejtori i Policisë së Tiranës, Rebani Jaupaj, njoftoi se nga nesër do të kufizohet trafiku në zonën e Unazës së Madhe tek ish sheshi...

Ish-drejtoresha e Tatimeve tregon kujt i përket rafineria e Ballshit

Ish-drejtoresha e Tatimeve, Briseida Shehaj, ka lëshuar një deklaratë të fortë në lidhje me çështjen e rafinerisë së Ballshit. E ftuar në Syri.net, Shehaj...

Sërish izolim?/ Rreth 19 mijë mësues janë trajnuar për mësimin online

Për ti paraprirë çdo situate lidhur me pandeminë, janë marrë masat edhe për trajnimin e mësueve për mësimin online. Shumë mësues kanë rezultuar të...

Familja i jep fund kërkimit për biznesmenin Remzi Hoxha

Familja e Remzi Hoxhës ka bërë të ditur se do t’i jap fund kërkimit të eshtrave të tij. Me rastin e 25-vjetorit të rrëmbimit...