E mërkurë, 30 Shtator, 2020
14 C
Tirana

“Politika e jashtme e SHBA nuk ndryshon as me president të ri”

Më të lexuarat

Rindizet ashpër konflikti ushtarak Armeni-Azerbajxhan, shpallin gjendjen e luftës

Një nga konfliktet më të vjetër në botë, mosmarrëveshja territoriale midis Armenisë dhe Azerbajxhanit ka shpërthyer sërish. Përleshjet kufitare shpërthyen të dielën në mëngjes,...

“Nxore në pritë Azem Hajdarin”/ Fatos Klosi reagon pas akuzave të Berishës

Ish-kreu i SHIK, Fatos Klosi ka reaguar pas deklaratave të mbrëmshme të ish-kryeministrit Berisha lidhur me ekzekutimin e Azem Hajdarit. Berisha akuzoi Klosin se ai...

Artan Hoxha i publikon videon e rëndë Berishës, e nxjerr ‘blof’ për ekzekutimin e Azem Hajdarit (VIDEO)

Gazetari Artan Hoxha i ka publikuar një video ish-kryeministrit Berisha, duke e nxjerrë ‘blof’ për deklaratat që bëri mbrëmjen e djeshme në emisionin "Opinion",...

Turqia rrëzon avionin armen në Azerbajxhan

Armenia akuzon Turqinë se ka rrëzuar një prej avionëve të saj, gjatë konfliktit me Azerbajxhanin. Ministria e Mbrojtjes e Armenisë pretendon se avioni i tyre...

“Ku i çuat paratë që iu dha bota?”, Rama i kërkon ndjesë ndërkombëtarëve, sqaron kush i administron fondet

Kryeministri Edi Rama ka folur në programin e financimit të BE-së për restaurimin dhe rrjetëzimin e monumenteve të kulturës të dëmtuara nga tërmeti i...

“I thashë të zhdukej për 6 muaj”, Berisha rrëfen detaje të reja lidhur me ekzekutimin e Azem Hajdarit

Ish-kryeministri Sali Berisha ka zbuluar detaje të tjera lidhur me ngjarjet që kanë ndodhur para ekzekutimit të liderit të lëvizjes studentore, Azem Hajdari. Në një...

Kush e nxori në pritë Azem Hajdarin? Berisha jep emrin

Ish-Kryeministri Sali Berisha tha në 'Opinion' se Azem Hajdari u nxor në pritë nga Fatos Klosi, në atë kohë kreu i Shërbimit Informativ Shtetëror. Sipas...

Sondazhi për djemtë e preferuar në “PërPuthen”, fituesi i surprizon të gjithë

Një sondazh i produksionit “PërPuthen” ka nxjerrë Armand Ferhatin si djalin më të pëlqyer nga pjesëmarrësit në spektakël. Edhe pse ai nuk ka qenë një...

Konflikti në Kaukaz/ Berisha në kah të Azerbajxhanit: Po çliron tokat e pushtuara nga Armenia

Ish-kryeministri Sali Berisha ka folur rreth luftës që ka nisur mes Armenisë dhe Azerbajxhanit, ku deri më tani janë shënuar dhjetëra viktima. Përmes një postimi...

Gruaja e Lefter Zhidrus tregon si ka lindur konflikti me fqinjët

Bashkëshortja e 71-vjeçarit, Lefter Zhidru, i cili u ekzekutua pak ditë më parë nga RENEA, ka treguar se si ka lindur konflikti me fqinjët. E...

Ministri i Jashtëm gjerman, Heiko Maas paralajmëron Europën e Gjermaninë nga iluzioni, se një president i ri amerikan do ta ndryshojë politikën e jashtme të SHBA.

Ndërkohë presidenti Trump paraqitet i sigurtë në fitore.

Ministri i Jashtëm gjerman, Heiko Maas (SPD) nuk pret kthesë në politikën e jashtme amerikane, edhe nëse vjen një president i ri amerikan.

Për mediat gjermane “Rheinischen Post» dhe «General-Anzeiger» (27.07) Maas ka paralajmëruar nga iluzioni si Gjermaninë edhe Europën, se në rast të humbjes së zgjedhjeve të presidentit amerikan do të ketë ndryshime në politikën e jashtme amerikane.

„Kush pret tani në Europë vetëm për ndryshimin në Shtëpinë e Bardhë, duhet të përgatitet, që edhe në këtë rast nuk ka për të qenë më aq e rehatshme si dikur”, citon agjencia gjermane e lajmeve, dpa ministrin gjerman.

Sipas ministrit të Jashtëm Maas, politika amerikane si në fushën e jashtme edhe atë të sigurisë ka ndryshuar, dhe kjo jo që nga koha që Trump ka ardhur president.

Rolin si polici i botës, SHBA nuk do ta luajë më si në masën e dikurshme, tha Maas.

Europa duhet të shohë vetë, se çfarë duhet të bëjë për sigurinë e saj. Por SHBA mbetet partneri më i rëndësishëm i Gjermanisë jashtë Europës, prandaj përpiqemi për të ardhmen e marrëdhënieve, megjithë dallimet, thekson Maas.

Trump i sigurtë në fitore

Ndërkohë 100 ditë para zgjedhjeve në SHBA, presidenti Donald Trump paraqitet më se i sigurtë në fitoren e tyre pavarësisht vlerave të sondazheve. Të dielën (26.07), Trump shkroi në Twitter, se për fushatën e tij zgjedhore ka më shumë entuziazëm, se në vitin 2016.

Lexo edhe :   New York Times: Presidenti Trump pagoi 750 dollarë taksa në vitet 2016, 2017

Rivali i tij, Joe Biden nuk ia del të ndezë entuziazmin, sipas Trump. „Shumica e heshtur do të flasë më 3 nëntor!!!”, tha ai. Sipas Trump sondazhe të gabuara dhe „fake news” nuk do ta shpëtojnë „të majtën radikale”. Sipas shtabit zgjedhor të Donald Trump, rezultatet e dobëta në sondazhe lidhen me atë, se republikanët janë në to më pak të përfaqësuar.

Lexo edhe :   Reforma Zgjedhore shumë polare

Televizioni CNN publikoi të dielën një sondazh, sipas të cilit Donald Trump në tre shtetet federale më të synuara, qëndron pas sfiduesit të tij, Joe Biden: Floria, Arizona, Michigan.

Në të tre këto shtete federale, Trump kishte fituar në vitin 2016. Edhe në sondazhet mbarëkombëtare, Trump ndodhet pas sfiduesit të tij, Joe Biden. Por këto sondazhe nuk kanë fuqi të madhe domethënëse në SHBA, për shkak të sistemit të komplikuar zgjedhor. Në fund është shumica e 270 zgjedhësve të njohur si “electors” nga shtetet federale që është vendimtare për fitoren, jo shumica e votave. /DW

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Fuqitë e mëdha dhe konflikti mes Azerbajxhanit dhe Armenisë

Çfarë e bëri të rishpërthejë konfliktin për Nagorni Karabakun? Ekspertët mendojnë se kjo mund të ketë lidhje me gjendjen e përkeqësuar ekonomike në Azerbajxhanin...

Tre simptomat që në 85% të rasteve konfirmojnë nëse jeni infektuar me koronavirus

Instituti i Shëndetit Publik në Britaninë e Madhe ka sqaruar se cilat janë 3 simptomat kryesore, që në 85% të rasteve konfirmojnë se një...

Emërohet kryeministrja e parë femër e këtij shteti afrikan

Presidenti i Togos (shtet në Afrikë), Faure Gnassingbe emëroi sot kryeministren e parë femër të vendit, Victoire Tomegah Dogbe. 60-vjeçarja zëvendëson Komi Selom Klassou, i...

“Ndaloni sulmet”, Putin telefonon kryeministrin armen

Presidenti rus, Vladimir Putin, i ka kërkuar kryeministrit armen, Nikolla Pashinyan, që të ndalojë sulmet ndaj Azerbajxhanit. Putini theksoi nevojën urgjente për një armëpushim dhe...

Situata nga pandemia/ Manastirliu: Kemi numrin më të ulët të infektimeve në rajon

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, ka deklaruar se pavarësisht se shifrat e përditshme të infektimeve janë të larta, ato janë brenda parashikimeve. E ftuar në...