Bota

Policia reagon ashpër ndaj protestuesve në Paris


               Publikuar në : 17:34 - 04/01/20 M D

Policia franceze ka hedhur gaz lotsjellës në drejtim të protestuesve në qendër të Parisit, të cilët po kundërshtojnë sistemin e pensioneve.

“Rel” shkruan se policia përdori gaz lotsjellës për të shpërndarë protestuesit, teksa protestuesit tentuan që të hynin në stacionin e trenit në Gare de l’Est.

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, tha se reformat janë esenciale, që të thjeshtohet sistemi aktual i pensioneve, por kundërshtarët e tij thonë se reformat e reja do të bëjnë që qytetarët të punojnë për një kohë më të gjatë, përpara se të dalin në pension.


Kthehu
WhatsApp Denonco ne TT