E shtunë, 23 Janar, 2021
9 C
Tirana

Policia ndëshkon 8 shoferë në Tiranë

Gjatë orëve të mbrëmjes e deri në orën 00.30 të mëngjesit të sotëm, Policia Rrugore e Tiranës në aksin rrugor Sauk-Teg ka evidentuar dhe ndëshkuar me tërheqje të Lejes së Drejtimit, 8 drejtues mjetesh.

Ata, brenda 10 ditëve do të paraqiten në OASH, pasi drejtonin mjetet me shpejtësi që varionte nga 154 km/h deri në 169 km/h.

“Drejtues mjetesh: Shijoni fundjavën, por mos fluturoni të arrini aksidentin apo të dorëzoni patentën. Qëllimi i Policisë Rrugore nuk është as gjoba, as heqja e patentës, është vetëm dhe vetëm siguria e jetës në rrugë, rritja e parametrave të sigurisë së jetës në rrugë”, apelon policia.

Njoftimi i plotë: “Monitorim i pandërprerë me radar e patrullime nga shërbimet e Policisë Rrugore me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore.

Vijon të ndodhë 👮♂🚔🛣në aksin rrugor Sauk-Teg, aks me rrisk për ngjarje rrugore.

Edhe pse rruga monitorohet me radar 📸 e patrullime të shpeshta të Policisë, përsëri në këtë segment ka drejtues mjetesh që abuzojnë me shpejtësinë.

Vetëm gjatë orëve të mbrëmjes e deri në orën 00.30 të mëngjesit të sotëm, në këtë segment rrugor janë evidentuar dhe ndëshkuar me tërheqje të Lejes së Drejtimit, 8 drejtues mjetesh të cilët brenda 10 ditëve do të paraqiten në OASH, pasi drejtonin mjetet me shpejtësi që varionte nga 154 km/h deri në 169 km/h.

Shpejtësi kjo kur rruga ishte me lagështirë dhe fluksi i lëvizjes ishte akoma i lartë, duke rritur rrezikun për përfshirje në aksident rrugor.
Drejtues mjetesh: Shijoni fundjavën, por mos fluturoni 🛫të arrini aksidentin 🚑apo të dorëzoni patentën.

Qëllimi i Policisë Rrugore nuk është as gjoba, as heqja e patentës, është vetëm dhe vetëm siguria e jetës në rrugë, rritja e parametrave të sigurisë së jetës në rrugë.

Respektoni rregullat e qarkullimit rrugor që destinacioni juaj🏠 të jetë i sigurt dhe ju të shkoni bashkë me patentën tek familja🏡, ajo ka nevojë për ju”.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

E trishtë/ Ndërron jetë në moshën 35-vjeçare ish-sulmuesi

Ish-sulmuesi xhamajkan, Luton Shelton ka ndërruar jetë në moshën 35-vjeçare, për shkak të një sëmundje. Shelton ishte diagnostikuar në vitin 2018 me sëmundjen “ALS”, e...

Berlini përgatitet për konsultime me administratën Biden

Lehtësimi i jashtëzakonshëm u shpreh në Gjermani që kur Joe Bideni i fitoi zgjedhjet presidenciale. Kurse të mërkurën (20.01.), kancelarja Angela Merkel i shkroi...

Samsung u ngrit si një dyqan që shiste perime, dhe kuriozitete që nuk i dinit

Sistemi ligjor i Japonisë ka një normë dënimi prej 99 për qind. Peshkimi mbetet profesioni i dytë më i rrezikshëm i Shteteve të Bashkuara, pas...

Analisti: Basha do ketë Tiranën, ja kush do jetë drejtuesi i PD në Gjirokastër

Partia Demokratike ka emëruar drejtuesit politik në pjesën më të madhe të qarqeve, ndërkohë që janë ende për t’u zbuluar se cilët do të...

A do jetë sërish kandidat për deputet? Ja si përgjigjet Ervin Salianji

Ervin Salianji është shprehur se ekziston mundësia që ai të jetë kandidat për deputet në listën e Partisë Demokratike. I ftuar në “Zonë e lirë”,...