E mërkurë, 27 Janar, 2021
2 C
Tirana

Policia maqedonase arreston tetë pjesëtarë të një grupi terrorist

Organizata terroriste sipas policisë, ishte krijuar nga personi B.A nga Kumanova, të cilit i ishin bashkangjitur edhe të arrestuarit e tjerë.

“Të arrestuarit e tjerë, bazuar tani në matricën ideologjike të organizatës terroriste ISIS, për kryerjen e vrasjeve dhe shkatërrimin e ndërtesave publike në mënyrë që të krijonin një ndjenjë të pasigurisë ose frikës tek qytetarët, ishin gjithashtu anëtarë. Për të arritur atë qëllim, anëtarët e grupit ndërmorën disa veprime përgatitore, siguruan burime financiare dhe siguruan armë, municion, pajisje ushtarake, bënë pajisje shpërthyese të improvizuara dhe më pas kryen i provuan duke aktivizuar mjetet shpërthyese të dhe armët me të cilat ishin pajisur”, thuhet në komunikatën e MPB-së e cila nuk njofton nëse grupi i arrestuar ka lidhshmëri me ngjarjet e fundit, përfshirë edhe sulmin në Austri.

Sipas komunikatës “anëtarët e grupit terrorist për komunikim me njëri-tjetrin kryesisht përdorën platformën e internetit “WhatsApp” ku ndër të tjera ranë dakord për mënyrën e transportimit të armëve dhe mënyrën e bërjes së rripave vetëvrasës”.

MPB-ja bëri të ditur se personi B.F ka marrë pjesë në formacione paraushtarake jashtë territorit të Republikës së Maqedonisë Veriore, si anëtar i organizatës terroriste Shteti Islamik (IS) në Siri.

Aksionit i ka paraprirë një hetim i gjatë ndërsa është ndërmarrë në bashkëpunim me Departamentin për Asgjësimin e Krimit të Organizuar- Sektorin për Luftimin e Terrorizmit, Ekstremizmit të Dhunshëm dhe Radikalizmit në koordinim me Agjencinë e Sigurisë Kombëtare dhe departamente tjera të sigurisë./REL/

Lexo edhe :   Merrte para në këmbim të lejeve të legalizimit, pranga drejtorit të Kadastrës
- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Video/ Tension dhe përmbysje, Interi eliminon Milanin në minutën e 97-të

Interi triumfoi me rezultatin 2-1 ndaj Milanit, në derbin e vlefshëm për çerekfinalen e Kupës së Italisë, ku nuk mundoi as tensioni. Ibrahimoviç dhe Lukaku...

Skënder Brataj tregon numrin e personelit mjekësor të vaksinuar

Drejtori i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj ka bërë me dije shifrat e personelit mjekësor që është injektuar me vaksinën anti-covid deri më tani në...

Shkel rregullat e rrjetit social, Twitter i mbyll llogarinë Genc Pollos

Platfotma Twitter i ka mbyllur llogarinë ish-deputetit të PD, Genc Pollo, për shkak se ky i fundit ka shkelur rregullat e rrjetit social. Lajmin e...

Haradinaj mesazh Serbisë: Do forcojmë policinë dhe ushtrinë e Kosovës

Kandidati për President në Kosovë, Ramush Haradinaj ka përcjellë një tjetër për fqinjët, Serbinë. Haradinaj u shpreh se Kosova nuk do e mbajë më kokën...

Kur lali Eri gjobit Ndrangheta-n

Nga: Dritan Hila Sapo kapën implikimin e tre personave italianë që bënin kështjella në rërë për biznese në Tiranë dhe ku përmendej edhe mafia kalabreze,...