Zv.kryeministri, Erjon Braçe përgëzoi Policinë e Shtetit për vrasjen e kreut të bandës së grabitësve në Rinas, Admir Murataj.
“Gjithë mbështetjen për Policinë e Shtetit; Burrat që u përballën dje me një prej bandave më të rrezikshme në vend dhe eliminuan drejtuesin e sa.”, deklaroi Braçe.
Ndërkohë, ish-deputeti i Partisë Demokratike, Edi Paloka ka ironizuar deklaratën e zv.kryeministrit duke thënë se për një moment mendoi se policia “hoqi qafe” kryeministrin Rama.
“Paska dalë Braçe e ka deklaruar se policia ka vrarë kreun e grabitësve…
Prite Zot – mendova- e hoqi qafe Ramën…”, shkruan Paloka në rrjetin social “Facebook”.