E hënë, 18 Janar, 2021
-4 C
Tirana

Policia greke parandalon një përpjekje masive për arratisje nga burgu i Korfuzit

Në burgun e Korfuzit është parandaluar një arratisje masive. Policia ka gjetur pasi ka kryer një kontroll pistoleta, thika të improvizuara, drogë dhe celularë. Sipas Departamentit të Anti-terrorit në shtetin fqinj, është marrë një informacion paraprak rreth kësaj lëvizje.

Gjatë kontrollit u gjetën konkretisht:

Të fshehura plotësisht në një sipërfaqe metalike: Pistoletë me 6 gëzhoja, thikë dhe pako najloni të improvizuar me drogë, dyshohet heroinë, me peshë totale bruto 9.1 gram, krëhër me 7 fishekë, tre cigare me lëndë narkotike, 2 telefona celularë dhe një karikues, 4 thika, kufje dhe usb.

Gjithashtu brenda këpucëve të një të burgosuri u gjetën 19 doza lëndë narkotike e dyshuar cannabis sativa dhe 2 shkopinj.

Ndërkohë autoritetet greke, kanë nisur hetimet ndaj 8 të burgosurve, për vepra penale të posedimit të lëndëve narkotike dhe armëmbajtjes, të përsëritura më shumë se një herë.

Grupi hetimor dyshon për një përpjekje masive për arratisje nga ky burg.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Bayern-in e nderon senatori Muller, por sa vuajtje me Freiburg

Fitore me vuajtje. Bayern Munich mposht Freiburg 2-1 dhe në fund duhet të falënderojë fatin pasi miqtë goditën tranversën që mund të sillte golin...

Koronavirusi i ri në Kosovë? Dërgohen 30 mostra për verifikim në Berlin

Kosova ka dërguar 30 mostra në Berlin për të parë nëse koronavirusi i ri ka mbërritur edhe në vendin e tyre. S30 mostra të zgjedhura...

Vaksinimi kundër koronavirusit, Italia vendos rregulla të reja

Italia vendos rregulla të reja për procesin e vaksinimit kundër koronavirusit. Personat mbi moshën 80 vjeç do të rezervojnë një vend me mjekët e...

Karakaçanov: Maqedonia e Veriut, pjesa më tragjike e historisë bullgare

Zëvendëskryeministri i Bullgarisë, Krasimir Karakaçanov ka përjashtuar çdo mundësi që Sofja të heqë dorë nga kërkesat e saj në raport me Maqedoninë e Veriut,...

Foto/ Kërkesa e Rugovës për të hyrë në Shqipëri gjatë kohës së Enver Hoxhës

Ish-presidenti i Kosovës, Ibrahim Rugova kishte bërë kërkesë në prill të vitit 1980 për të hyrë në Shqipëri, ku kishte treguar se qëllimi i...