Policia greke ka ndërmarrë një operacion në kufirin greko-shqiptar. Operacioni në Kostur, ka nisur pas informacionit të dhënë nga policia shqiptare ku bëhet fjalë për një rrëmbim klandestinësh.
Pas investigimeve, policia greke ka arrestuar 18 emigrantë të paligjshëm në zonë, të cilët janë shoqëruar në drejtorinë e policisë së Kosturit. Gjatë kontrolleve u sekuestrua një armë zjarri e tipit Kallashnikov, një karikator, disa plumba, një shpatë, një thikë dhe një biçak.
Sakaq, autoritetet greke janë duke hetuar për gjetjen e personave të përfshirë.