E diel, 17 Janar, 2021
1 C
Tirana

Policia greke ‘bingo’ me shqiptarët, ndalon 3 raste trafikimi të drogës në 24 orë

Në 24 orët e fundit, janë zhvilluar tre operacione anti-drogë në kufirin greko-shqiptar, ku janë sekuestruar rreth 172 kg marijuane.

Konkretisht, janë ndaluar dy automjete dhe një moto, ndërsa në pranga kanë rënë 4 persona, tre shqiptarë dhe një grek, si dhe është shpallur në kërkim një tjetër shtetas shqiptar.

Tre rastet:

Në rrugën periferike Palamba-Mavroneri në Igumenicë, policia greke ka ndaluar një mjet që vinte nga kufiri i gjelbër. Brenda në mjet janë gjetur dhe sekuestruar 116 kg marijuanë dhe 3 celulare. Policia ka arrestuar drejtuesin e mjetit, një shqiptar 20-vjeçar dhe ka shpallur në kërkim pronarin e mjetit, një tjetër shtetas shqiptar.

Rasti i dytë është shënuar në Sajadhe të Igumenicës, ku është ndaluar një motor që vinte nga kufiri i gjelbër. Brenda në motor janë gjetur dhe sekuestruar 9 pako me 4 kg e 740 gram marijuanë. Pranë vendit të ngjarjes është gjetur dhe një çantë tjetër me 4 kg e 600 gram marijuanë. Në total u sekuestruan 9 kg e 340 gram marijuanë. Po ashtu u sekuestrua dhe një mjet me rimorkiator në të cilin drejtuesi i motorit, shqiptar 25-vjeç që u arrestua, do të vendoste motorin.

Rasti i tretë brenda 24 orësh u regjistrua në Kampi, Artë ku është ndaluar një mjet që vinte nga kufiri i gjelbër. Brenda në mjet janë gjetur dhe sekuestruar 22 pako me 46 kg 385 gram marijuanë. U arrestua drejtuesi i mjetit dhe pasagjeri, një mashkull grek 24-vjeç dhe një shtetase shqiptare 27-vjeçe.

Lexo edhe :   Kinezët në vështirësi financiare, Interi mund të kalojë në duart e grekëve

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Turqia vaksinon mbi 650.000 punonjës shëndetësorë në 3 ditë

Më shumë se 650.000 punonjës shëndetësorë në Turqi kanë pranuar një dozë të vaksinës kundër COVID-19 në tre ditët e para të fushatës së...

Video/ U ndërtua për 8 vite: Del në shitje shtëpia më e madhe në botë, ja çmimi

Pas rreth një dekade në ndërtim, shtëpia më e madhe në botë është në shitje. 340 milionë dollarë është vlera e rezidencës gjigante 105.000...

Horoskopi 17 janar 2021, parashikimi i yjeve për ju

Dashi Nen ndikimin e madh te Venusit ju do i jepni me shume prioritet se kurrë me pare jetës ne çift. Do ndiheni mire pranë...

Rama: 369 mjekë dhe infermierë janë vaksinuar kundër koronavirusit

Kryeministri Edi Rama, shprehet se deri më tani 369 mjekë dhe infermierë të vijës së parë të betejës me COVID19, kanë marrë dozën e...

Dy gjela nuk mund të këndojnë majë të të njëjtit pleh

Nga: Astrit Patozi SPAK-u mund të jepte një kontribut të madh për interesin publik, që mund të shërbente sadopak edhe për zgjedhjet e 25 prillit. Mjafton...