E diel, 28 Nëntor, 2021
12.5 C
Tirana

Policia e Shtetit zbaton urdhrin e Ramës, gjobit lokalet e natës në jug

Policia e Shtetit është vënë në lëvizje pas kritikave të Ramës, duke ndëshkuar subjektet që tejkalojnë orën policore. Shtatë lokale janë gjobitur, pasi nuk mbyllën aktivitetin pas orarit të përcaktuar.

Blutë e Vlorës vijojnë kontrollet për zbatimin e planit të masave, dhe monitorimin e lokaleve që vijojnë me organizimet e aktiviteteve me muzikë pas orarit të përcaktuar për mbyllje.

Nga ana e policisë janë ndëshkuar me masë administrative 1.000.000 lekë secili, 7 administrator subjektesh të ndryshme në Vlorë, Dhërmi dhe Sarandë. Këto biznese kanë ushtruar aktivitetin pas orarit të përcaktuar për mbyllje.

Njoftimi

Vlorë, Himarë, Sarandë

U konstatua duke ushtruar aktivitetin pas orarit të përcaktuar për mbyllje, ndëshkohen me masë administrative 1.000.000 lekë secili, 7 administrator subjektesh të ndryshme në Vlorë, Dhërmi dhe Sarandë. Strukturat e Policisë Vlorë vijojnë kontrollet për zbatimin e planit të masave për garantimin e rendit dhe qetësisë publike dhe monitorimin e lokaleve që vijojnë me organizimet e aktiviteteve me muzikë pas orarit të përcaktuar për mbyllje, në kundërshtim me masat anticovid të vendosura nga organet kompetente.

Në zbatim të këtyre masave, shërbimet e Policisë  kanë konstatuar 7 subjekte të ndryshme që ushtronin aktivitetin në kundërshtim me protokollet e sigurisë. Për administratorin e secilit subjekt është vendosur masa administrative 1.000.000 lekë konkretisht shtetasit :

-M. L., pasi ka vijuar organizimin e aktivitetit me muzikë në lokalin e tij, në lagjen “Uji i Ftohtë”, Vlorë, pas orarit të përcaktuar për mbyllje.

-K. M., pasi nuk ka respektuar orarin e përcaktuar për mbyllje të aktivitetit, në restorantin e tij, në lagjen “Uji i Ftohtë”, Vlorë.

-G. D., pasi ka vijuar organizimin e aktivitetit me muzikë në lokalin e tij, në lagjen “Uji i Ftohtë”, Vlorë, pas orarit të përcaktuar për mbyllje.

Lexo edhe :   Tre të mitura shfrytëzohen seksualisht, një grua i lidhte me burra në moshë

-A. M., pasi ka vijuar organizimin e aktivitetit duke vendosur bokse me muzikë në plazh, në Dhërmi, pas orarit të përcaktuar për mbyllje.

-A. H., pasi ka vijuar organizimin e aktivitetit me muzikë në lokalin e tij, në Dhërmi, pas orarit të përcaktuar për mbyllje.

Lexo edhe :   Hidhet nga pallati me fëmijën 1-vjeç, dalin dëshmitë tronditëse

-S. I., pasi nuk ka respektuar orarin e përcaktuar për mbyllje të aktivitetit, në lokalin e tij, në lagjen nr.1, Sarandë.

-K. S., pasi nuk ka respektuar orarin e përcaktuar për mbyllje të aktivitetit, në lokalin e tij, në lagjen nr.1, Sarandë.

Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë apelon për të gjithë administratorët e lokaleve dhe qytetarët që të respektojnë masat anticovid dhe orarin e përcaktuar për ushtrimin e aktivitetit.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Masakrimi i masakrës

Nga: Luçiano Boçi  Kur ndodh një krim, gjëja kryesore që bëjnë autorët është djegia e mjeteve me të cilat kryhet krimi. Pra asgjësohet vetë krimi....

I ndaloi keçapin lojtarëve, kompania nuk ia përton Antonio Kontes

Emërimi i Antonio Kontes në krye të Totenhemit, solli ndryshime në klub. Tekniku i dha një vemendje të veçantë ushqimeve që konsumonin lojtarët, të...

FORMULA 1/ Presidenti ‘tradhton’ Shumakerin: S’është më i miri i historisë

Presidenti i FIA-s i ka befasuar të gjithë, duke mos e kurorëzuar si më të mirin ish-pilotin e tij në kohën e Ferrarit. Zhan...

Skandali me pagesat e UEFA-s, FSHF publikon “provat” e gabuara

Federata Shqiptare e Futbollit ka dalë sot me një tjetër qëndrim zyrtar rreth çështjes së skandalit të shpërndarjes së fondeve të UEFA-s, në mënyrë...

Kreu zbulime që e revolucionarizuan shkencën: Kush ishte Galileo Galilei

Në cilësinë e ”babait” themelues në fushën e fizikës dhe astronomisë, Galileo Galilei është i njohur për kontribute të panumërta në shkencë. Mendimtari italian,...