E shtunë, 24 Korrik, 2021
19.5 C
Tirana

Policia e Sarandës i shoqëron djalin në Komisarit, biznesmeni pëson infarkt

Një biznesmen ka ndërruar jetë si pasojë e një infarkti, pasi policia i shoqëroi të birin në Komisariat për shkelje të orarit të caktuar të mbylljes së aktivitetit. Ngjarja është shënuar në orët e para të ditës në Sarandë, ku biznesmeni Shuaip Sejko, 62-vjeç, ka ndërruar jete si pasojë e një infarkti.

Me anë të një deklaratë për mediat, blutë e Sarandës sqarojnë se kanë gjobitur me 1 milion lekë të reja shtetasin me inicialet K.S, pasi nuk ka respektuar orarin e përcaktuar për mbyllje të aktivitetit, në lokalin e tij, në lagjen nr.1 Sarandë.

Policia ka ushtruar kontroll sot rreth orës 04:00 në lokalin e djalit të biznesmenit. Aty ka gjetur një tavolinë, dhe për këtë arsye ka shoqëruar të riun në Komisariat. Kanë qënë dëshmitarët okularë të ngjarjes, të cilët menjëherë kanë njoftuar të atin e tij, biznesmenin Shuaip Sejko.

Ai ka tentuar te niset drejt Komisariatit të Sarandës, por është ndier keq dhe ka përfunduar në spital, ku më pas ka ndërruar jetë si pasojë e një infarkti.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Shembet ura në Siberi, bllokohet hekurudha më e gjatë në botë

Vërshimet si pasojë e reshjeve të furishme në Siberi kanë çuar në shembjen e një urë, duke e shkëputur hekurudhën siberiane, më e gjata...

Kina vendos sanksione ndaj shtatë shtetasve amerikanë

Kina njoftoi të premten se po vendos sanksione ndaj disa shtetasve amerikanë në përgjigje të sanksionimit nga ana e Shteteve të Bashkuara të shtatë...

KPK, pikëpyetje për pasurinë dhe profesionalizmin e prokurores Daniela Sulaj

Prokurorja Daniela Sulaj, e komanduar si inspektore pranë Inspektoriatit të Lartë të Drejtësisë, u përball të premten më 23 korrik me Komisionin e Pavarur...

Gjykata i refuzon kërkesën për liri, Hashim Thaçi mbetet në paraburgim

Gjykata Speciale e Hagës ka marrë vendim që t’i refuzohet kërkesa ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit, që ky i fundit të mbrohet në liri. Edhe...

Koronavirusi, Manastirliu tregon numrin e të vaksinuarve në 24 orët e fundit

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu ka publikuar shifrat e të vaksinuarve kundër koronavirusit në vend. Manastirliu bën me dije, se mbi 13...