Tuesday, May 17, 2022
12.5 C
Tirana

Policia e Rotterdamit përleshet me protestuesit kundër vaksinimit

Policia holandeze ka qëlluar dhe plagosur të paktën dy persona, pas trazirave që shpërthyen në Rotterdam për masat e reja Covid-19.

Protestuesit hodhën gurë dhe fishekzjarre ndaj tyre, dhe u vunë flakën makinave të policisë. Qindra protestues ishin mbledhur për të treguar zemërimin e tyre, ndaj planeve të qeverisë për një leje vaksinimi kundër Covid, dhe ndalimin e fishekzjarreve në natën e Vitit të Ri.

Holanda vendosi një bllokim të pjesshëm tre-javor të Covid javën e kaluar, ndërsa rastet u rritën.

Rebelët ndezën zjarre në zonën kryesore tregtare të Rotterdamit. Videot e postuara në mediat sociale treguan makinat e djegura të policisë, dhe protestuesit që gjuanin me gurë policinë në rrugën kryesore tregtare të qytetit. Policia përdori ujë për t’i shpërndarë ata.

Holanda vendosi kufizime të reja të shtunën e kaluar, pasi regjistroi numrin më të lartë të rasteve me Covid që nga fillimi i pandemisë. Masat nënkuptojnë se restorantet dhe dyqanet duhet të mbyllen më herët, dhe ngjarjet sportive duhet të zhvillohen me dyer të mbyllura.

Pas shpalljes së masave, demonstruesit u përleshën me policinë në Hagë. Protestuesit në Rotterdam shprehën mosmiratimin e tyre ndaj propozimeve të qeverisë. Më herët të premten, qeveria ndaloi fishekzjarret më 31 dhjetor për të dytin vit radhazi. Ndalimi i tyre do të parandalonte “tensionin shtesë në kujdesin shëndetësor”, tha qeveria.

Burimi i lajmit: BBC. Përshtatur nga Tirana Today

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Vlorë/ Shkrumbohet mjeti në pronësi të një 58-vjeçari

Një automjet tip “Mercedes-Benz” është shkrumbuar plotësisht nga flakët rreth orës 02:35, në lagjen “Hajro Çakërri” në Vlorë. Burimet zyrtare të policisë bëjnë me dije...

Mot me diell, temperatura deri në 31 gradë celsius për sot

Vendi ynë gjatë paradites do të jetë në dominimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike, duke bërë që kthjellimet të jenë mbizotëruese. Por në orët e...

Strategjia detare 2035

NGA GJENERAL PIRO AHMETAJ Shqipëria jonë është e bekuar me mbi 450 km vijë bregdetare, ndërsa hapësira e interesave detare (det i brendshëm dhe territorial)...

Deklaratat për SPAK/ Hajdari: Politika të qëndrojë larg drejtësisë, “peshqit e mëdhenj” janë në rrjetë

Në daljet e fundit për mediat, kryeministri Rama është shprehur se po pret me padurim që SPAK-u të godasë nga të katër anët. Duket...

Plagoset ish kandidati për kreun e PS-së, ngjarja në lokalin e reperit të njohur

Ish-kandidati për kreun e Partisë Socialiste në Durrës, Ardit Kërtusha, është plagosur me armë zjarri mesditën e sotme. Ngjarja ka ndodhur në një lokal në...