E enjte, 5 Gusht, 2021
29.5 C
Tirana

Policia e Maqedonisë së Veriut zbulon 78 migrantë në një kamion

Policia e Maqedonisë së Veriut ka ndaluar 78 migrantë deri sa po transportoheshin ilegalisht me një kamion me targa të Shkupit.

Migrantët janë ndalur afër qytetit të Shipit ndërsa besohet të kenë hyrë ilegalisht nga Greqia.

Vozitësi i automjetit, një shtetas maqedonas nga Velesi është ndaluar dhe po merret në pyetje nga policia për bartjen e paligjshme të migrantëve.

Nuk dihet ende origjina e migrantëve të ndaluar.

Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Brendshme, Toni Angellovski thotë se numri i migrantëve që po hyjnë ditëve të fundit në Maqedoninë e Veriut është në shifrat normal dhe se pavarësisht tensioneve në kufirin greko-turk, ende nuk ka ndonjë vërshim me të madh të tyre në drejtim të Maqedonisë së Veriut.

“Gjendja në kufirin jugor nuk ka ndryshuar. Kemi numër standard të tentativave për të hyrë ilegalisht në shtetin tonë. Mund të them se qytetarët nuk kanë nevojë të shqetësohen, pasi njësitet policore janë të gatshme të ndërhyjnë në rast të nevojës”, ka deklaruar Angellovski.

Zëvendëskryeministri për çështje evropiane, Bujar Osmani ka deklaruar se institucionet janë të gatshme për ndonjë valë të re migrantësh, dhe se për këtë janë në koordinim me Frontex dhe vendet anëtare të Bashkimit Evropian.

“Ne jemi në koordinim të vazhdueshëm me vendet anëtare të Bashkimit Evropian dhe me partnerët tanë po monitorojmë situatën që kur çështja filloi të përkeqësohej. Institucionet tona janë të gatshme të merren me një valë të mundshme hipotetike të refugjatëve”, ka theksuar Osmani.

Maqedonia e Veriut ka qenë pjesë e asaj që është njohur si “Rruga Ballkanike” për migrantët dhe refugjatët që kanë synuar të arrijnë në ndonjë vend të Bashkimit Evropian.

Lexo edhe :   Biznesmeni plagos 22-vjeçarin, i kërcënoi punonjësen e dyqanit

Sipas të dhënave të fundit, vetëm në tre javët e para të janarit, rreth 1,365 migrantë janë dërguar në qendrën e ndalimit, meqë kanë hyrë ilegalisht në Maqedoninë e Veriut.

Lexo edhe :   Biznesmeni plagos 22-vjeçarin, i kërcënoi punonjësen e dyqanit

Valën më të madhe të migrantëve, Maqedonia e Veriut e përjetoi në vitet 2015 dhe 2016, kur në vend hynë dhjetëra mijëra migrantë.

Në zonat kufitare me Greqinë ishin regjistruar edhe përleshje me forcat e sigurisë ndërsa banorët e komunave për rreth me forcë kishin penguar ngritjen e kampeve për strehimin e tyre. /Rel

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Kishin kthyer shtëpinë në laborator dro*e, dy në pranga

Dy shtetas 32 dhe 33-vjeç janë vënë në pranga në sajë të operacionit të koduar "Baza", pasi në bashkëpunim me njëri-tjetrin kishin marë me...

“Pasaporta e vaksinës”, një “teori konspirative” që po bëhet realitet

Një ditë më parë është konfirmuar zyrtarisht se New Yorku do të lejojë vetëm të vaksinuarit në bare, palestra e aktivitete argëtuese. Lajmi është...

Llogari bankare për të pastruar paratë, si e zbuloi FBI-ja 74-vjeçaren

S’janë të paktat rastet kur shtetasit e huaj strehohen në Shqipëri për t’iu shmangur drejtësisë në vendet ku janë rezident. Shtetasja amerikano-kanadeze, Lyda Harris,...

“Për lexim gjatë gushtit”

Nga: Skënder Minxhozi Ka qenë një kohë kur nxënësve ju jepej, gjatë pushimeve verore, një listë me libra për t’i lexuar. Atij brezi që e...

Kursi i këmbimit/Rritje e lehtë e euros, dollarit dhe paundit

Në kursin e këmbimit valutor, sot vihet re një rritje e lehtë e euros, paundit britanik,  dollarit dhe frangës zvicerane. Më poshtë do të gjeni...