E shtunë, 31 Tetor, 2020
11 C
Tirana

Policia e Berlinit shpërndan protestën kundër kufizimeve të lidhura me pandeminë

Më të lexuarat

E rëndë/ Futbollisti 31-vjeçar gjendet pa jetë në një parking makinash

Futbollisti 31-vjeçar, Nam-Çun Kim është gjetur i vdekur mëngjesin e sotëm në një parking makinash. Dyshohet se mbrojtësi që aktivizohet me klubin e Seul është...

Erdogan sulmon Europën: Zëri i botës myslimane ngrihet kundër mëkateve tuaja

“Kundër Europës mëkatare, zëri i vetëm që po ngrihet sot është zëri i botës myslimane''. Kështu u shpreh Presidenti turk, Rexhep Tayyip Erdogan në hapjen...

Sulm terrorist në Francë, dy të vdekur e disa të plagosur (FOTO-VIDEO)

Një sulm me thikë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në Nice të Francës, pranë kishës së Notre-Dame, ku për pasojë kanë...

‘Ethet’ e zgjedhjeve/”Nuk shikoj asnjë pengesë që të bashkëpunojmë me Topallin”

Teksa ‘ethet’ e afrimit të zgjedhjeve po ndihen nga protagonistët politikë, ka edhe nga ato qëndrime surprizë. Fabian Topollaj, përfaqësues i Bindjes Demokratike, deklaroi...

‘Nuk ka qeveri e as opozitë’, Jozefina Topalli prezanton partinë e re

Ish-kryeparlamentarja, Jozefina Topalli ka prezantuar forcën e re politike të kryesuar prej saj. Partia më e re që do garojë më 25 prill, quhet ‘Lëvizja...

“60 minus 15 bëjnë 50”/ Nuk ndalen gafat e Bashës (VIDEO)

Rama ka pikasur një tjetër gafë të kryedemokratit Basha. Siç duket, kryeministri ka qenë duke ndjekur konferencën e sotme për mediat të kryedemokratit. “Ahahaha o...

Rënie e lehtë e numrit të rasteve të reja, spitalet të tejmbushura

Dita e sotme ka shënuar një ulje të lehtë të numrit të infektuarve me Covid-19 në vend. Në 24 orët e fundit, janë konfirmuar 275...

“Deti në Hagë”/ Ministri grek zbulon marrëveshjen me Ramën, Metën dhe Bashën

“Marrëveshja mes Athinës dhe Tiranës për të apeluar së bashku në Hagë për përcaktimin e kufijve detarë, përveç se është një mesazh ndaj Ankarasë,...

Skandali/“E arrestuan se përqeshi Ramën”, Manjani del me thirrjen urgjente

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, ka reaguar lidhur me shoqërimin në polici të një gruaje 45-vjeçare, pasi kjo e fundit ka qeshur gjatë një...

U shtir si Ardit Gjebrea në mesazh, i mori dy mijë euro biznesmenit me WhatsApp

“Jam në lëvizje duke bërë emision, por nëse mundesh t’i japësh një mikut tim 2 mijë euro”. Në mes të një bisede në WhatsApp...

Policia e Berlinit urdhëroi shpërndarjen e një proteste kundër kufizimeve për shkak pandemisë të shtunën pasi pjesëmarrësit nuk pranuan të respektojnë rregullat e distancimit social.

Dhjetëra mijëra njerëz u mblodhën në kryeqytetin gjerman për të kundërshtuar masat për parandalimin e koronavirusit.

Protestuesit u shprehen kundër vaksinimit, maskave dhe qeverisë gjermane në përgjithësi.

Disa prej tyre valvisnin flamurë amerikanë, rusë apo nazistë, ndërsa të tjerë kishin veshur bluza të lëvizjes “QAnon”. (Termi i referohet një teorie konspiracioni sipas së cilës brenda sistemit politik amerikan ka një komplot nga një qeveri e fshehur brenda qeverisë së zgjedhur në mënyrë legjitime).

Disa kishin shkruar mbi bluza parulla nacionaliste me shenja neo-naziste, por pjesa më e madhe e pjesëmarrësve mohuan të kishin pikëpamje të ekstremit të djathtë. Uwe Bachmann, 57 vjeç, tha se kishte ardhur nga jugperëndimi i Gjermanisë për të protestuar për fjalën e lirë dhe të drejtën e tij për të mos vendosur maskë.

“I respektoj ata që kanë frikë nga virusi”, tha zoti Bachmann, i cili shtoi por pa dhënë shumë detaje se “diçka tjetër” fshihej pas pandemisë.

Një protestues tjetër tha se dëshironte që sistemi aktual politik i Gjermanisë të shfuqizohej dhe të rikthehej kushtetuta e vitit 1871 me arsyetimin se sistemi politik i pas luftës ishte i paligjshëm.

Duke dhënë vetëm emrin Karl-Heinz, ai tha se kishte udhëtuar me motrën e tij nga shtëpia e tyre pranë kufirit me Holandën për të marrë pjesë në protestë dhe se besonte se rastet e koronavirusit që raportoheshin aktualisht në Gjermani si “pozitive” ishin “të rreme”.

Gjermania ka pësuar një rritje të shpejtë të rasteve të reja me koronavirus javët e fundit.

Agjensia për Kontrollin e Sëmundjeve njoftoi të shtunën se Gjermania kishte pothuajse 1.500 infeksione të reja gjatë 24 orëve të fundit.

Gjermania është vlerësuar për mënyrën se si e ka trajtuar pandeminë dhe numri i të vdekurve prej rreth 9.300 persona në vend është më pak se një e katërta e numrit të atyre që kanë vdekur nga COVID-19, në Britani.

Lexo edhe :   Rekord gjobash për mosmbajtjen e maskës, 7 të shoqëruar
Lexo edhe :   Rekord gjobash për mosmbajtjen e maskës, 7 të shoqëruar

Qeveria rajonale e Berlinit kishte kërkuar që protesta të pengohej, duke përmendur mitingjet kundër maskave në fillim të këtij muaji, kur rregullat për parandalimin e virusit nuk u respektuan.

Organizatorët e protestës e apeluan me sukses vendimin të premten, por gjykata i urdhëroi ata të siguronin distancimin fizik.

Mos zbatimi i kësaj mase bëri që policia e Berlinit ta shpërndajë marshimin. Gjatë protestës kundër maskave u zhvilluan edhe kundër-protesta më të vogla, ku pjesëmarrësit hidhinin parulla kundër pranisë të së djathtës ekstreme në mitingjet kundër maskave.

Në Gjermani maskat duhet të vendoset në mjetet e transportit publik, dyqane dhe disa ndërtesa publike siç janë bibliotekat dhe shkollat.

Ndërkohë disa qindra njerëz u mblodhën të shtunën në lindje të Parisit për të protestuar ndaj rregullave të reja mbi maskat dhe kufizimeve të tjera të shkaktuara nga rritja e infeksioneve me koronavirus në vend. Policia vëzhgoi nga afër protestën, por nuk ndërhyri. Protestuesit nuk kishin një organizator qendror.

Mes tyre kishte njerëz me jelekë të verdhë, të cilët kanë protestuar më parë ndaj padrejtësive ekonomike, si dhe të tjerë që reklamonin teori konspirative e që e quajnë veten organizata “Anti-Maska”. Në Francë nuk ka pasur një lëvizje anti-maskë si në disa vende të tjera.

Maska kërkohet tashmë kudo në publik në Paris pasi autoritetet paralajmëruan se infeksionet po rriten me shpejtësi, një vendim që përkon me fillimin e vitit shkollor.

Franca regjistroi më shumë se 7,000 infeksione të reja brenda një ditë të premten krahasur me disa qindra në ditë në maj dhe qershor, pjesërisht falë numrit të lartë të testimeve.

Franca ka numrin e tretë më të lartë të vdekjeve nga koronavirusit në Evropë pas Britanisë dhe Italisë, me mbi 30.600 të vdekur, shkruan “Voa”.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Me Co*id-19, presidenti i klubit të Serisë A shtrohet në spital

Koronavirusi vazhdon të përhapet me shpejtësi në futbollin italian. Së fundmi ka rezultuar pozitiv edhe presidenti i Torinos, Urbano Kairo. Ai është shtruar në spitalin “San...

Covid-19, Belgjika vendos kufizime të reja

Belgjika do të vendosë rregulla më të rrepta të izolimit nga e hëna (2 nëntor), duke mbyllur bizneset jo-thelbësore dhe duke kufizuar vizitat në...

Tërmeti në Izmir, 17 të vdekur dhe mbi 700 të plagosur

Të paktën 17 persona humbën jetën dhe mbi 700 të tjerë u plagosën si pasojë e tërmetit 6,6 ballë që ka goditur ujërat e...

Do bëhet kryeministri i Shqipërisë? Meta tregon ambicien e tij

Nga reagimet e tij të ashpra ndaj kryeministrit Edi Rama, të shumtë janë ata që mendojnë se Presidenti i Republikës, Ilir Meta po zë...

Meta: Jam lideri i Shqipërisë, Rama do ta çojë Shqipërinë në drejtim të paditur

Nga reagimet e tij të ashpra ndaj kryeministrit Edi Rama, të shumtë janë ata që mendojnë se Presidenti i Republikës, Ilir Meta po zë...