E hënë, 18 Janar, 2021
4 C
Tirana

Polici vret të riun gjatë ndjekjes për thyerjen e orarit, dalin detaje të rënda

Referuar hetimeve të deritanishme, 25-vjeçari që u vra dje nga efektivi i forcave “Shqiponja”, N.Hajdaraj, rezulton se nuk ka qenë i armatosur. Nga kqyrja e vendit të ngjarjes, rezulton se 25-vjeçari Klodjan Rasha kur është qëlluar nga polici, është rrëzuar në tokë duke humbur ndjenjat. Në këtë përfundim kanë dalë hetuesit. I riu pasi ka marrë goditjen, nuk ka mundur të ecë më shumë se gjysmë metri.

Duke qenë se arma, që sipas policisë, dyshohet se i përkiste viktimës, është gjendur rreth 100 m larg nga vendi ku u qëllua i riu, dhe përgjatë kësaj distance hetuesit nuk kanë konstatuar asnjë njollë tjetër gjaku. Ata kanë dalë në përfundimin se Klodjan Rasha ka qenë i pa armatosur kur është qëlluar nga efektivi i policisë.

Arma është dërguar në laboratorin e kriminalistikës, ku do i bëhet ekspertiza nëse ka gjurme gishtërinjsh apo jo të 25-vjeçarit Klodjan Rasha.

Efektivi i policisë, i cili është arrestuar ditën e djeshme, pretendon se fillimisht e ka thirrur 25-vjeçarin për ta kontrolluar, për shkak se kishte shkelur orën policore dhe se gjatë ndjekjes në këtë moment i riu i ka nxjerrë një send në dukje armë dhe për këtë arsye efektivi ka qëlluar në drejtim të tij. Efektivi ka pretenduar se është nisur ta qëllojë në pjesën e poshtme të trupit, por kur ka gjuajtur herën e dytë, nga errësira nuk e ka parë se ku e kapur plumbi, duke e lënë të vrarë me 2 plumba, një në shpatull dhe një në kokë ku njëri nga plumbat i ka ardhur pas shpine. Ndërsa, pas vëzhgimit të vendit të ngjarjes dhe zonës përreth policia ka gjetur rreth 100 metër larg vendit ku është qëlluar i riu, një armë zjarri pistoletë, e cila nuk dihet nëse i përket 25-vjeçarit apo efektivit të policisë.

Klodjan Rasha është vrarë pranë kamerave të një servisi makinash, të cilat kanë qenë të fikura dhe nuk kanë kapur asgjë. Edhe efektivi nuk ka pasur kamera trupi të instaluara. Ndërsa mësohet se janë vetëm disa pamje të një biznesi në afërsi të Kupolës, që kanë kapur disa sekuenca të lëvizjes në vrapim e sipër me shpejtësi të të riut.

 

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

A do trazojë ujërat në Rusi, rikthimi i krye-opozitarit Sergei Navalni?

Nga: Ekaterina Kotrikadze “Project Syndicate” Aleksei Navalni është gati të trazojë ujërat në muajin më “dembel” në Rusi. Ashtu si në kohën e Bashimit Sovjetik,...

SHBA: Kishte frikë nga koronavirusi, 36-vjeçari jetoi për 3 muaj në aeroport

Një burrë i cili ishte i frikësuar për të kryer një fluturim për shkak të pandemisë së koronavirusit, jetoi i fshehur në një zonë...

Ulet ndjeshëm numri i të prekurve me Covid, 4 viktima

Covid-19 u ka marrë jetën edhe 4 personave në vendin tonë në 24 orët e fundit. Ministria e Shëndetësisë informon se rastet e vdekjes janë...

Studimi/ Një në tetë pacientë të shëruar nga Covid-19 vdesin brenda 5 muajve

Pothuajse një e treta e pacientëve të shëruar nga Covid19  përfundojnë përsëri në spital brenda pesë muajve, dhe një në tetë prej tyre vdesin...

Financimi i rrugës Vlorë-Orikum/ Meta: Qeveria shkeli kushtetutën

Presidenti i Republikës, Ilir Meta deklaroi se qeveria dhe institucionet e tjera shtetërore kanë shkelur ligjin dhe kushtetutën, në lidhje me financimin e rrugës...