E hënë, 20 Shtator, 2021
28.5 C
Tirana

Polici në Kroaci: Më pak viktima, nëse do ishte vendosur rripi i sigurimit

Një aksident i rëndë ndodhi ditën e djeshme në Kroaci, ku një autobus i linjës Frankfurt-Prishtinë me pasagjerë shtetas nga Kosova, doli nga rruga duke shkaktuar 10 viktima dhe dhjetra të plagosur.

Mediat kroate, kanë pasqyruar ngjarjen e rëndë, teksa shefi i Shërbimit të Sigurisë në Trafik Josip Mataija, tha se tragjedia do të kishte përmasa më të vogla, nëse pasagjerët do të kishin vendosur rripin e sigurimit.

Në një intervistë për N1, ai u shpreh se shoferët nuk duhet ta kalojnë kohën e caktuar gjatë ndërrimit, e cila është 9 ose 10 orë.

“Ajo thjesht erdhi në vëmendjen tonë tani. Një pjesë e udhëtarëve dolën nga autobusi. Nëse ata do të kishin qëndruar në automjet, tragjedia do të ishte më e vogël. Autobusët nga viti 2008 duhet të kenë rripa sigurimi. Ky autobus kishte rripa sigurie, por mesa duket disa pasagjerë nuk i përdorën ata. Ligji është i njëjtë për të gjithë, i cili thotë se rripat e sigurimit duhet të përdoren nëse ata janë të instaluar në automjet. Gjoba për dikë që nuk e përdor rripin e sigurimit është e njëjtë me të gjithë të tjerët dhe kjo është 1.000 kuna. Praktikisht të njëjtat rregulla zbatohen për ta si për shoferët e kamionëve, çdo automjet duhet ta ketë një tahograf. Bazuar në atë rekord, ne mund të shohim se sa shpejt ai po e ngiste automjetin, deri kur ishte duke vozitur, sa orë me radhë, kur kishte pushime. Kjo është mirë sepse shoferët nuk mund ta fshehin. Ne kemi mundësi të hyjmë në tahograf dhe të shohim gjithçka që na intereson dhe ta sanksionojmë shoferin nëse ai nuk i respektoi rregullat. Pavarësisht se sa jeni afër vijës së finishit, nëse ndiheni të lodhur, duhet të ndaleni.” tha Josip Mataija.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Serbët bllokojnë rrugën, pas vendimit të Kosovës për reciprocitetin e targave

Mëngjesin e sotëm, në pikat kufitare policia e Kosovës u ka hequr targat të gjitha makinave nga Serbia, dhe i ka pajisur me targa...

Reciprociteti i targave/Kurti: S’ka për qëllim destabilizimin

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka folur nga Kuvendi për reciprocitetin e vendosur për targat e automjeteve. Gjatë seancës së sotme parlamentare, Kurti theksoi...

Shërbimet sekrete zbulojnë planin/ Parandalohet ekzekutimi i Zoran Zaev

Shërbimet sekrete greke dhe qeveria parandaluan një atentat ndaj kryeministrit të Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, disa muaj pas nënshkrimit të Marrëveshjes së Prespës...

Në politikën gjermane nuk përfaqësohen sa duhet migrantët

"What's your Heimat?" - cili është atdheu juaj u pyet W. Michael Blumental, drejtori që themeloi Muzeun Hebre në Berlin në vitin 2014. Për...

Pse berishizmi, është enverizimi i ri shqiptar

Nga: Mero Baze Kjo që po i ndodh Partisë Demokratike, Partisë së Punës, ka filluar ti ndodh në vitin 1991. Kur ajo filloi të reformohej...