E shtunë, 31 Korrik, 2021
31.5 C
Tirana

“Policë barkderra që kapërcejnë kompetencat”, Ndreu reagon pas padisë

Nuk ka vonuar shumë dhe ka ardhur një kundërpërgjigje nga kryetari i Bashkisë së Lezhës, Pjerin Ndreu, sa i takon padisë së ngritur në adresë të tij, nga tre efektivë të Policisë së Shtetit. Teksa u drejtohet efektivëve me fjalët policë barkderra që kapërcejnë kompetencat dhe kryejnë veprime në kundërshtim me ligjin, Ndreu sqaron se ishte një darkë zyrtare me prezencën e 15 kryetarëve të komunave të Kosovës.

Ndreu teksa kërkon ndjesë për tejkalimin e fashës së orarit vendosur nga Komiteti, vë në dukje se gjoba do të ishte më korrekte, dhe aspak veprimet e dhunshme. Në fund të këtij sqarimi, kreu i Bashkisë Lezhë sqaron se nesër do i drejtohet me nje shkresë me sqarimet perkatëse, për Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë, Drejtorin e SHÇBA dhe prokurorinë, e cila duhet të pyesë me cilesinë e deshmitarit të gjithë personat pjesmarrës në darkën në fjalë.

Statusi

Kallzim penal nga police barkderre, qe kapercejne kompetencat dhe kryejne veprime ne kundershtim me ligjin?!

-Qe nderhyjne ne nje darke zyrtare me prezencen e 15 kryetarve te komunave te Kosoves, me veprime te dhunshme, kur mund te shkruanin gjoben sipas ligjit qe eshte deryra qe duhet te benin ne keto raste!

-Me e keqja eshte se ndersa kryenin veprime te dhunshme ne nje darke zyrtare, shumica e lokaleve te Shengjinit ishin hapur, apo rrine hapur cdo nate deri ne oren 02, gje qe vertetohet me hapjen e kamerave lehtesisht.

– Pretendimi qe jane fyer eshte menyre per te shmange tejkalimin e kompetencave, veprimet e dhunshme ne nje darke zyrtare dhe shperdorimin e detyres duke mos vepruar ne lokalet e tjera qe ishin hapur pothuaj te gjitha.

Duke kerkuar ndjese per tejkalimin e orarit me 20 min, theksoj se gjoba do ishte korrekte, por jo veprimet e dhunshme.

Zhargoni qe vesh media me pretendime policesh me bark te fryre nga birra, eshte i tepruar.

Si drejtuesh i pushtetit vendore e kam per detyre te mbaj qendrim kur policia tejkalon masen dhe kryen veprime te dhunshme kur nuk kishte asnje kontigjent kriminal ne ate darke.

Por pikerisht kjo eshte problematike, se ndersa kontigjentet kriminal bejne ca te duan dhe si prek njeri, nje shkelje qe meriton gjobe per keso, edhe per mua, behet gurgule!

Neser do ju drejtohem me nje shkrese me sqarimet perkatese, per Drejtorin e Pergjithshem te Policise, Drejtorin e SHCBA dhe prokurorine e cila duhet te pyese me cilesine e deshmitarit te gjithe personat pjesmarres ne darke!

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

117 milionë euro, Manchester City pranë blerjes rekord

Manchester City është shumë afër goditjes së radhës në merkato. Sipas shtypit anglez, mungon shumë pak për arritjen e marrëveshjes për mesfushorin e Aston Villa-s,...

Koronavirusi/ Profesori grek: Do të krijohen më shumë mutacione ngjitëse

Profesori Theodoros Vasilakopoulos në një intervistë për mediat vendase, foli për rrjedhën e pandemisë në vend dhe procesin e vaksinimit ku thotë se ashtu...

Teatri Kombëtar në pronësi të Bashkisë/ PD: Rama nuk pyet për drejtësinë

Partia Demokratike ka reaguar ashpër ndaj vendimin e qeverisë për t'i kaluar truallin e Teatrit Kombëtar në pronësi të Bashkisë së Tiranës. Deputetja e zgjedhur...

Varianti Delta përhapet me shpejtësi në Shtetet e Bashkuara

Presidenti Joe Biden po u kërkoi punonjësve të qeverisë federale të dëshmojnë statusin e tyre të vaksinimit. Të pavaksinuarit do të duhet të mbajnë...

Si duket Serbia…

Nga Emin Azemi Serbia e Edi Ramës kufizohet direkt me Shqipërinë (!) Kjo Serbi, Kosovën e konsideron pjesë të saj dhe, për rrjedhojë, Edi Rama...