E shtunë, 23 Janar, 2021
10 C
Tirana

”Polic ishe dhe ke mbetur”, Lleshaj kërkon ndjesë pas debatit me Murrizin

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj ka reaguar pas debatit të djeshëm në parlament me deputetin Myslym Murrizi.

Lleshaj shprehet se në respekt të të gjithë atyre që mund të kenë keqkuptuar thelbin e reagimit të tij, kërkon fillimisht dhe sinqerisht ndjesë.

Më pas, ai bën disa sqarime për përdorimin e shprehjes ‘polic ke qenë dhe polic ke mbetur’ ndaj Murrizit.

Postimi i Lleshajt në Facebook

Nga një person shumë i nderuar kam marrë sot një shqetësim, për reagimin tim të djeshëm ndaj deputetit Myslim Murrizi në Kuvend.

Duke marrë shkas nga kjo dhe në respekt të të gjithë atyre që mund të kenë keqkuptuar thelbin e reagimit tim, kërkoj fillimisht dhe sinqerisht ndjesë.

Në të njëjtën kohë, mendoj se janë të nevojshme disa sqarime për këtë:

  1. As dje dhe asnjëherë unë nuk i përdor në kuptim pezhorativ fjalët polic, ushtar apo kapter, për arsyen e thjeshtë se e di mirë se ata që personifikohen si të tillë janë ndër njerëzit më dinjitozë të këtij vendi, profesionistë, patriotë, trima dhe plot dinjitet. Ata i japin këtij vendi shumë shërbim, sakrificë dhe nder.
  2. Në daljen e parë publike si Ministër i Brendshëm, jam shprehur se qytetarët duhet të më shohin mua si ministër, tek çdo punonjës i Policisë së Shtetit, duke u IDENTIFIKUAR kështu personalisht me secilin prej tyre.

Ky identifikim me ndërgjegje të plotë me policët e Shqipërisë është më shumë se sa respekt për shërbimin e tyre. Dhe ata e dinë shumë mirë këtë gjë.

  1. Replika ime e djeshme u bë në përgjigje të sulmeve të ulëta të deputetit Murrizi kundër Policisë së Shtetit, kundër etiketimeve të tij ndaj saj dhe në përpjekje për të sqaruar se, as deputetët nuk qëndrojnë mbi ligjin dhe se Policia nuk e ka tagrin për të zbatuar ndonjë ligj tjetër ndaj deputetëve, të ndryshëm nga ai që zbatohet për qytetarët e tjerë.
  2. I ndodhur përballë një ndërprerje të padenjë të fjalës time dhe agresionit verbal nga deputeti Murrizi, i kam kujtuar atij se ka qenë polic në Policinë famëkeqe Financiare të viteve 90-të, pikërisht për t’i thënë se ai nuk e ka të drejtën morale të përbaltë Policinë e Shtetit, e cila gëzon sot vlerësimin më të lartë të qytetarëve dhe të partnerëve.
  3. As nuk më ka shkuar ndonjëherë në mendje që t’i drejtohem deputetit Murrizi si polic, në kuptimin e punonjësit të sotëm të Policisë së Shtetit, për arsye se me qëndrimet e tij të padenja ndaj Policisë, me fjalorin e tij që përbëhet vetëm nga disa fjalë vulgare të huazuara kryesisht nga zoologjia dhe me biografinë e tij të shkurtër prej disa rreshtash është i skualifikuar në mënyrë absolute nga mundësia që të cilësohet si polic.

Vetëm sa i kam përmendur faktin se ka qenë polic në Policinë e dikurshme Financiare.

Edhe një herë, ndjesë kujtdo që mund të ketë keqkuptuar reagimin tim të djeshëm!

 

Lexo edhe :   ''Benzi'' përplas policin në Vlorë dhe largohet nga vendi i ngjarjes
- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

E trishtë/ Ndërron jetë në moshën 35-vjeçare ish-sulmuesi

Ish-sulmuesi xhamajkan, Luton Shelton ka ndërruar jetë në moshën 35-vjeçare, për shkak të një sëmundje. Shelton ishte diagnostikuar në vitin 2018 me sëmundjen “ALS”, e...

Berlini përgatitet për konsultime me administratën Biden

Lehtësimi i jashtëzakonshëm u shpreh në Gjermani që kur Joe Bideni i fitoi zgjedhjet presidenciale. Kurse të mërkurën (20.01.), kancelarja Angela Merkel i shkroi...

Samsung u ngrit si një dyqan që shiste perime, dhe kuriozitete që nuk i dinit

Sistemi ligjor i Japonisë ka një normë dënimi prej 99 për qind. Peshkimi mbetet profesioni i dytë më i rrezikshëm i Shteteve të Bashkuara, pas...

Analisti: Basha do ketë Tiranën, ja kush do jetë drejtuesi i PD në Gjirokastër

Partia Demokratike ka emëruar drejtuesit politik në pjesën më të madhe të qarqeve, ndërkohë që janë ende për t’u zbuluar se cilët do të...

A do jetë sërish kandidat për deputet? Ja si përgjigjet Ervin Salianji

Ervin Salianji është shprehur se ekziston mundësia që ai të jetë kandidat për deputet në listën e Partisë Demokratike. I ftuar në “Zonë e lirë”,...