Aktualitet

Polemikat për ‘ballkonin’, Silvana Bushati nxjerr blof Gjuzin


               Publikuar në : 21:11 - 14/02/20 M S

Silvana Bushati zbuloi në emisionin “Ftesë në 5”, se nuk ka plane afatgjata në politikë dhe theksoi se politika s’ka qenë asnjëherë qëllimi i saj.

E pyetur nëse Kujtim Gjuzi e kishte përdorur imazhin e saj për arsye politike, ish-volejbollistja u shpreh:

“Kujtimi do të jetë në qendër të vëmendjes si Donald Trump, e kam thënë unë. Por Donaldi është pak më…. Edhe nuk e përdori, nejse mënyra e tij”.

Po kështu ajo tha se në planet e saj është rikthimi në televizion. Pritet që bukuroshja të vijë me një projektin e saj, lidhur me sportet ekstreme.

“Planet e mia i kam në televizion. Do vij me një projekt timin, emision timin, sportet ekstreme”.

Ajo ka marrë një bujë mediatike së fundmi, pasi deputeti Kujtim Gjuzi e ngacmoi LIVE, teksa ishin të ftuar në emisionin “Procesi Sportiv”.


Kthehu
WhatsApp Denonco ne TT