Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Editorial - Opinione

Poetët presin të vdesë një poet

4 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha, W-Instant
Çupi: SHBA ka informacion për dhunë dhe terrorizëm, nëse opozita humb zgjedhjet

Nga: Frrok Çupi

Pse vdes poeti më shumë se një herë?

Pyes sepse kam parë me sytë e mi dhe e kam përjetuar këtë ‘masakër’ të shpirtit. Ndoshta shpesh herë ka ndodhur, por vetëm për një herë po them.

Të premten e kaluar, teksa përcollën për në parajsë Bardhyl London, poet i dy epokave, më përshkoi trupin mornica e dy a tre vdekjeve për të njëjtin human. Lajmin se ‘Bardhi shkoi…’, e kisha lexuar edhe dy kohë të tjera; njëra para ndonjë viti, e tjetra para pak kohe. Një nga miqtë e tij kishte dhënë lajmin e ngutshëm se ‘shkoi Bardhi’. Bardhi u detyrua që të gjente mënyrën në media e të thoshte; ‘Jo, jo…, këtu jam!’. E bëri një herë; tani nuk mund ta bëjë më, sigurisht. Kjo koha ‘tani’ është koha kur poeti bëri paqe me vdekjen… Por çfarë mësojmë është se ‘s’ke shans ta vësh kokën në jastëk për një grip, se ta shkruan në facebook ‘vdiq ai!’. Sidomos po të jesh poet.

Çfarë do të mund bëjnë sot, ditën e vdekjes, këta që lajmëruan vdekjen e Bardhit para një viti. Mendova se do të ishin fshehur, sa për të thënë ‘unë atëherë e dija ashtu, e tash kam bërë paqe’. Jo, ore, ç’ne?!  Njëri prej atyre u shfaq përsëri në facebook, sikur po vinte nga një garë vrapimi me lajmin se ‘kush e kishte paralajmëruar vdekjen e Bardhit!… Urraaa, una e dhashë lajmin i pari!’. E shkroi prapë të njëjtin lajm se vdiq poeti. Pastaj gjeti foto të poetit duke ngrënë diçka sa ishte në jetë; dhe postoi prapë… Pastaj ndoqi ku ishin muret me lajmin dhe foton e poetit; dhe prapë në facebook…

Më duket se facebook- u është shpikur vetëm për të shpallur lavdinë e njerëzve të gjallë mbi të lavdinë e vërtetë të të vdekurit.

U dha lajmi i fundit, ai i vërteti, i trishtë:

… Pastaj nisën të shkruajnë poetët…, poetë pa fund. Dikush sillte yjet përtokë, dikush ujëvarat, dikush shtojzovallet, dikush vuajtjet, dikush ‘si na gatoi nëna’…, o zot, çfarë patetizmi rrodhi nëpër rreshta. Por ama veç një strofë e vetme u soll në gjithë atë shpikje të Mark Zukerbergut; dhe asnjë pjesë e krijimtarisë së poetit.

Bardhi u shfaq në qindra dimensione, veçse jo në dimensionin e tij real. Ndodh sa herë vdes një poet.

Shfaqet ashtu siç nuk është:

“Do kujtohet përherë me respekt, veçanërisht për vargjet frymëzuese”, shkroi poeti Ilir Meta; dmth ai që është president i Republikës. Si poet u shfaq në Korçë, duke recituar poetët e brezit të harruar. Ndërsa për Bardhin nuk shfaq as më të voglën lidhje e kujtesë. Londo nuk ka pasur asnjë strofë revolucionare dhe ‘frymëzuese’ në letërsinë e tij, siç thotë poeti Meta. Londo është poeti i ‘shpirtit të butë’; por ky e njeh si tjetërkushin. Kështu ndodh me rreshtin e gjatë të poetëve që mbushin facebook-un. Këta të shtetit nuk kanë faj që të dinë ça është poeti. Ata derdhin lot për London dhe betohen në mitin e Kadaresë, por asnjëherë nuk kanë lexuar gjë prej tyre.

Shfaqet kudo në foto:

Ditën e lajmit të dhimbshëm, jam i sigurt se shuuuumë poetë janë kthyer me vrik në shtëpitë e tyre, u kanë bërtitur fëmijëve ‘ku e kam kutinë e fotove’, dhe nëse nuk e kanë gjetur atë foton me Bardhin, kanë rropos shtëpinë. Përgjithësisht, poetët e kishin një foto me poetin që shkoi: O te ura, o me një gotë raki, o me një kafe, o në një mbledhje ministrie, o te stani, o me një klarinetë… Këta ishin me fat; këta nxjerrin foton e tyre ‘të shquar’ me rastin e vdekjes së poetit. (Bëhen vetë ‘të shquar’ prej vdekjes së tjetrit)

Poeti i vdekur shfaqet si i ndryshmi që ‘nuk ia diti kësaj jete’.

Kam lexuar një beteritet (a thuhet beteritet për ‘beter’?), në një nga kushtimet me hile për Bardhin. Ky poeti, i gjalli, që i kishte marrë me radhë zyrat e shtetit nga atëherë në të tashmen, shkruan: ‘Bardhi, poet i ndershëm…’. E hidhte fjalën se poeti kishte qenë edhe deputet, edhe autor librash, edhe në ministri…, por ‘i ndershëm’, nuk vodhi, nuk u korruptua, nuk shiti e bleu pisllëk. I dukej çudi këtij si pjesë e poetëve se Bardhi e piu një gotë raki edhe pa vjedhur.., se ‘si mundet ‘Londo me një bluzë, s’e çau kokën!’ për vilë. Poetët e projektojnë veten te poeti që vdiq!

… Po projektohet shoqëria vetë po kaq keq: nga një shoqëri e vjetër, në një shoqëri po kaq të vjetër. Këtu, ende dasma kushton më shumë se shtëpia; e jomë funerali. Turma dhe njeriu i turmës zotëron lotët dhe dënesat; madje edhe kur prishen ndërtim të paligjshëm, i zot merr fëmijën shtatë vjeç që t’i bëjë njerëzit të qajnë. Poetët dhe intelektualë të tjerë, bëjnë të njëjtën gjë: Çoka pa vlerë, fjalë pa kuptim, foto për vete, vjersha për turmat…

Elitat tona nuk e prijnë dot shoqërinë, veçse e nxisin të derdhë lot. As i japin dot soqërisë leksionin e thjeshtë se si të përballet me frikën e vdekjes dhe si të bëjë paqe me vdekjen; as si të përjetohet humbja, as si të kalohen ditët e dhimbjes…

S’ka pranim në ‘Perëndim’ pa dalë prej kësaj sjelljeje brutale; kjo duhet me e dijë mirë. Në Perëndim të parët për civilizim dolën poetët e filozofët.

“Mos rri te varri im të derdhësh lot/ Unë nuk jam aty. Unë nuk fle/ Unë jam një mijë erëra që fryjnë”, shkruan poetja amerikane Mary Elizabeth Frye.

Tags: bardhyl londoFrrok Çupipoet

TË LIDHURA

Raporti i Komisionit të Venecias: Cenohet vullneti i zgjedhësve
Kryesore

Raporti i Komisionit të Venecias: Cenohet vullneti i zgjedhësve

13:36 | 30/10/2025
Krim i rëndë, shqiptari vret ish-partneren e tij, zbardhen detaje, Vritet me thikë e reja në Francë,
Bota

Krim i rëndë, shqiptari vret ish-partneren e tij, zbardhen detaje, Vritet me thikë e reja në Francë,

12:22 | 29/10/2025
Akuza për abuzim me tenderat/ Ndreca i vetmi që nuk kërkon gjykim të shkurtuar nga GJKKO
Të Gjitha

Akuza për abuzim me tenderat/ Ndreca i vetmi që nuk kërkon gjykim të shkurtuar nga GJKKO

15:16 | 27/10/2025
Next Post
Shullazi ‘lë’ qelinë e regjimit 41 biss, transferohet në spital

Shullazi ‘lë’ qelinë e regjimit 41 biss, transferohet në spital

“Lefter Koka”, Rama: S’jam Big Brother të shohë me kë flenë e zgjohen

“Lefter Koka”, Rama: S’jam Big Brother të shohë me kë flenë e zgjohen

Kryeministri bëhet me laps, Tabaku: Keni një yll në ballë

Kryeministri bëhet me laps, Tabaku: Keni një yll në ballë







JU REKOMANDOJMË

TVSH 10% për fermerët me NIPT, kush përfiton dhe si do të funksionojë skema e re

TVSH 10% për fermerët me NIPT, kush përfiton dhe si do të funksionojë skema e re

09:54 | 11/11/2025
Sherr me thika në Vlorë, mbetet i plagosur 30-vjeçari, e pësojnë autorët

Sherr me thika në Vlorë, mbetet i plagosur 30-vjeçari, e pësojnë autorët

22:15 | 10/11/2025
Aksident në Lezhë-Milot, dy të vdekur pas përplasjes së dy makinave

Aksident në Lezhë-Milot, dy të vdekur pas përplasjes së dy makinave

10:23 | 08/11/2025
Përplasi për vdekje të moshuarën dhe u largua nga vendngjarja, arrestohet 58-vjeçari nga Kavaja

LAJMI I FUNDIT/ Atentat pranë aeroportit të Rinasit, dyshohet për viktima

14:32 | 11/11/2025




TË FUNDIT

SPAK padit Majlinda Bufi për presion ndaj një votuesi në zgjedhjet 2023
Politikë

SPAK padit Majlinda Bufi për presion ndaj një votuesi në zgjedhjet 2023

by mirseda
22:40 | 14/11/2025
0

Prokuroria e Posaçme përfundoi hetimet në ngarkim të kryebashkiakes Majlinda Bufi, duke e marrë atë të pandehur...

Hoxhaj: Do konkurroj për kryetar të PDK-së, nëse shtyhet konventa

Hoxhaj: Do konkurroj për kryetar të PDK-së, nëse shtyhet konventa

22:23 | 14/11/2025
Deputetët e Kosovës marrin 1.9 mln euro, gjatë bllokadës institucionale

Deputetët e Kosovës marrin 1.9 mln euro, gjatë bllokadës institucionale

22:06 | 14/11/2025
Rita Ora: Rritja si një fëmijë refugjat formoi gjithçka rreth asaj që jam

Rita Ora: Rritja si një fëmijë refugjat formoi gjithçka rreth asaj që jam

21:52 | 14/11/2025
Aksidente në rritje: Çdo 5 min traumë, Brataj kundër fëmijëve në sediljen e parë

Aksidente në rritje: Çdo 5 min traumë, Brataj kundër fëmijëve në sediljen e parë

21:16 | 14/11/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com