Lëvizja Vetëvendosje në Shqipëri ka protestuar ditën e sotme kundër vizitës së presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç në Tiranë.
Vetëvendosjes shprehet se Vuçiç po tenton të shfrytëzojë situatën e krijuar në Shqipëri pas tërmetit të 26 nëntorit, me synimin për t ‘u shfaqur si bamirës para shqiptarëve.
“Është një shfrytëzim i situatës së vështirë të shqiptarëve pas tërmetit”, shprehet Vetëvendosje, ndërsa shton se presidenti serb është një kriminel lufte që ka pasur post ministror në kohën e Millosheviç.
Mësohet se Vuçiç do të qëndrojë në Shqipëri në datat 20 dhe 21 dhjetor 2019, ku do të marrë pjesë në takimin e liderëve të Ballkanit Perëndimor që do të zhvillohet në Tiranë.