Editorial - Opinione

Po tani që tërmeti kaloi, çfarë do bëjmë


               Publikuar në : 17:45 - 03/12/19 M D

Nga Migena Dani

Të gjithë ne, shqiptarët, kaluam një eksperiencë të dhimbshme që shënjoi ankth, panik dhe zymtësi në zemrën e gjithsecilit.

Fatkeqësisht 51 qytetarë të kombit që i përkasim tashmë nuk janë më pranë nesh.

E sigurt që ata, njëlloj si ne që jemi gjallë, kishin plane në kokë për atë ditë që nuk arritën ta përjetonin dot, 26 nëntorin, apo ëndrra të cilat donin t’i realizonin, por që përkohësisht i kishin nëpër sirtare.

Këto të fundit, njëlloj si dëshirat e tyre u shkatërruan brenda vetëm 30 sekondave. Fati i tyre, fatkeqësisht e deshi që ata të mos jetonin më.

Rrugëtimi i 51 njerëzve u ndërpre në mes nga një fatkeqësi natyrore dhe ata sigurisht që do kujtohen gjithnjë, veçanërisht nga të afërmit e tyre, por… tani që tërmeti kaloi, çfarë do bëjmë?

A jemi njëlloj? A shërbeu kjo “plagë” për të na sensibilizuar në kuptimin që duhet ta vlerësojmë më shumë këtë jetë?

A do e vlerësojmë më shumë individin e thjeshtë, se sa petkun e postit që një tjetër person mban mbi supe?

A do e dashurojmë më shumë profesionin, se sa rrogën që marrim në fund të muajit?

A do i vendosim çastet e lumtura, mbi ato të hidhëruarat?

A do flasim më tepër për të mirat, se sa për të këqijat?

Hë pra, po tani që kaluam tërmetin çfarë do bëjmë?

Për mendimin tim…të reflektojmë!

T’i kthehemi përditshmërisë, duke e shndërruar normalen në të jashtëzakonshme dhe duke u dhënë gjërave negative pak apo aspak rëndësi.

S’ia kam idenë sa prej jush besojnë tek energjia dhe universi, por jam e sigurt që një pjesë e madhe po.

Kësisoj, le të tërheqim pozitiven në vend të negatives dhe të qeshurën në vend të një fytyre të ngrysur.

Sekondi që kalojmë, kurrë nuk dihet se nga çfarë sekondi pasohet, kështu që le t’i lëmë planet afatgjata në dorën e dikujt që është shumë më i madh se ne…

Le të duam dhe falim më shumë!

Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

* *

Kthehu
WhatsApp Denonco ne TT