E shtunë, 31 Korrik, 2021
34.5 C
Tirana

“Po sulmohem për pronën”, gruaja nga Burreli mohon birësimin e mbesës së burrit

Nurije Cevani e cila jeton në Burrel ka treguar sot në emisionin historinë e saj të trishtë. Cevani tregon se pasi i vdiq bashkëshorti në vitin 2017-ën dhe 6 muaj pasi ka shkuar që të marrë një certifikatë familjare ka zbuluar se vajza e kunatit është birësuar prej saj. Por Cevani shprehet se gjithçka është e sajuar dhe janë falsifikuar dokumentet vetëm për t’i marrë pronat, shtëpinë dhe një dyqan të vogël.

“Quhem Nurije Cevani, banuese në qytetin e Burrelit. Në vitin 2017 bashkëshorti im ka ndërruar jetë. Nga kjo martesë nuk kemi fëmijë si çift. Në vitin 2017 pas vdekjes së bashkëshortit kam bërë certifikatën e vdekjes dhe një certifikatë familjare. Në Tetor të 2017-ës kam shkuar për të marrë një certifikatë familjare për aktin e trashëgimisë, por nga punonjësja e gjendjes civile më refuzuar dhe më është thënë se është një fëmijë e birësuar.

Kjo ishte vajza e kunatit. Bëra një kallëzim penal dhe në gjykatë u zbulua se ishte bërë një falsifikim, por fëmijën e lanë në emrin tim. Unë jam sulmuar vetëm për pronën. Unë këto prona i kam bërë vetëm me bashkëshortin tim, kam një shtëpi dhe një dyqan të vogël. Në banesë ka qenë djali i kunatit të madh. Këtë gocën e morëm se ishte më e vogla e shtëpisë dhe e mbajtëm disa vite dhe rezulton se birësimi ka ndodhur në vitin 1991. Por ajo ka ikur dhe e ka martuar babai i saj”, tregon ajo.

Prokuroria e Matit lidhur me këtë çështje ka dalë në përfundimin, se vendimi i birësimit i 1991-shit, është i bazuar në dokumente të falsifikuara, por duke qenë se vepra penale ishte e parashkruar nga koha e gjatë, është kërkuar pushim dhe është rekomanduar, që e interesuara t’i drejtohet një procesi civil. Edhe Gjykata e Matit ka miratuar kërkesën e prokurorisë së këtij rrethi.

Pas këtij vendimi nga gjykata, Cevani ka nisur një proces në Gjykatën Administrative të Tiranës, por gjykata ka rrëzuar pretendime për sa i përket falsifikimit dhe ka rrëzuar kërkesë padinë, duke marrë të mirëqenë vendimin e birësimit të 1991-shit. Në këtë mënyrë Gjykata Administrative ka rrëzuar të gjitha hetimet e bëra nga Prokuroria e Matit.

Por “Stop” ka shkuar dhe ka pyetur vëllezërit e bashkëshortit të Nurije Cevanit nëse ata ishin në dijeni të këtij birësimi apo jo. Dy vëllezërit e të ndjerit Rifat Cevani dhe babait biologjik të vajzës, Nuredin Cevani, mohojnë të kenë dëgjuar këtë histori. Të dy vëllezërit thonë se nuk ka ndodhur kurrë birësimi, por gjithçka ka nisur pas vdekjes së Rifatit./tvklan.al

 

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Shqipëria nuk ka as të majtë e as të djathtë!

Nga: Enio Civici Zgjedhjet përfunduan. Qeveria është surprizë. Opozita u konsolidua në pozicionin e saj. Pandemia vazhdon, vaksinimi po ashtu. SPAK-u fatmirësisht po dëgjohet. Temperaturat...

FOTO/ Amal Clooney shtatzënë? Ja çfarë thotë çifti

Më herët u pretendua se George dhe Amal Clooney ishin në pritje të binjakëve. Por duket se këto kanë qenë në kuadrin e thashethemeve,...

Teatri/ Veliaj nga Tokyo: Vendimi nuk bie ndesh me atë të Kushtetueses

Nga Tokyo, kryebashkiaku Veliaj ka komentuar vendimin e qeverisë, që i kalon në pronësi truallin e Teatrit Kombëtar. Në një intervistë për "News24", Veliaj...

Një raport objektiv, që mjerisht nuk e ndihmon Shqipërinë

Nga: Preç Zogaj Objektiv: ky mund të ish te vlerësimi me një fjalë të vetme i raportit përfundimtar të OSBE/ODHIR-it për zgjedhjet e 25 prillit....

Fshehu për 3 muaj tezen e vde*ur në bagazhin e makinës, për ti marrë pensionin

Një 55-vjeçar është vënë në pranga nga ana e policisë greke, pasi akuzohet për 'vrasje me paramendim' të tezes së tij. I prangosuri ishte...