E enjte, 20 Janar, 2022
3.5 C
Tirana

‘Po shkruan histori me gjak’/ Erdogan kritikon Biden për mbështetjen e Izraelit

Presidenti i Turqisë Rexhep Tajip Erdogan, kritikoi homologun e tij amerikan Joe Biden në lidhje me mbështetjen për fushatën ushtarake të Izraelit në Rripin e Gazës, duke rrezikuar trazira të mëtejshme në lidhjet me SHBA-të.

”Ndihma ushtarake amerikane po mundëson agresionin e Izraelit kundër palestinezëve, të cilëve u mungojnë burimet për të mbrojtur veten”, tha Erdogan pasi kryesoi një takim kabineti të hënën.

Marrëdhëniet midis Turqisë dhe SHBA-ve, dy vendeve  anëtare të NATO-s, janë dëmtuar nga përplasjet diplomatike së fundmi, për vendimin e Biden për të etiketuar si gjenocid vrasjet e Armenëve në 1915 nën Perandorinë Osmane, shkruan The Detroit News.

Shtetet e Bashkuara kanë sanksionuar gjithashtu Turqinë lidhur me blerjen nga Erdogan të sistemit të mbrojtjes raketor S-400 nga Rusia.

“Ne kemi parë nënshkrimin e Biden në një shitje serioze armësh në Izrael,” tha Erdogan, duke iu referuar raporteve të një shitje të fundit ushtarake nga SH.B.A. për aleatin e saj të ngushtë në Lindjen e Mesme. Zoti Biden, ju keni dalë me anën e armenëve në të ashtuquajturin Gjenocid Armen. Tani, për fat të keq, po shkruani histori me gjak në duar në këtë incident që çoi në një sulm seriozisht jashtë proporcionit në Gaza,” u shpreh Kreu i Shtetit turk.

Udhëheqësi turk gjithashtu kritikoi Austrinë për mbështetjen ndaj Izraelit, duke argumentuar se qeveria e kancelarit Sebastian Kurz po përpiqet të shlyejë Holokaustin duke “bërë myslimanët të paguajnë një çmim” për të.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Meta dekreton zgjedhjet pas takimit me Ballën, nuk “pyet” Bashën e Kryemadhin

Kreu i Shtetit, Ilir Meta, ka nxjerrë dekretin ku në 6 mars në 6 Bashki të vendit do të zhvillohen zgjedhje të pjesshme vendore. Në...

Një zgjidhje për opozitën!

Nga: Lutfi Dervishi Zhvillimet e sotme në opozitë kanë brengosur jo vetëm anëtarët, simpatizantët dhe votuesit e opozitës, por mbi të gjitha kryeministrin e vendit!...

Biden parashikon se Rusia ‘do të hyjë’ në Ukrainë. Gati për luftë?

Presidenti Joe Biden, të mërkurën parashikoi se Rusia "do të zhvendoset" në Ukrainë, duke përmendur shqetësimet ekzistenciale të presidentit të vendit, Vladimir Putin, edhe...

Berisha zbulon se çfarë do të ndodhë të shtunën në orën 11:00

“Foltorja” e radhës do të jetë në Rrëshen. Ish-kryeministri Sali Berisha njofton qytetarët se “Foltorja” me demokratët do të jetë në 22 janar, në...

Shpërdoruan detyrën, procedohet penalisht kryetari i KF Erzenit dhe një anëtar

Kryetari dhe anëtari i shoqatës së KF Erzenit, Marius Shahini dhe Fundim Dollaku, janë vendosur nën hetim me akuzë për “shpërdorim detyre” dhe “kompetencash”. Policia...