E mërkurë, 20 Janar, 2021
9 C
Tirana

“Po shkojmë drejt katastrofës”, ish-ministri i Shëndetësisë nxjerr prapaskenat

Ish-ministri i Shëndetësisë, Tritan Shehu, ka deklaruar në shenjë këmbane alarmi se situata me koronavitusin në vend po shkon drejt katastrofës. Në një intervistë për “Euronews Albania”, ai tha se mbyllja nuk është zgjidhje, por duhet shtim i numrit të testimeve. Për të parandaluar izolimin, shprehet Shehu, autoritetet shëndetësore duhet të shikojnë mundësinë për të kryer sa më shumë teste.

“Ky komitet më duket sikur është në Mars jo në tokë. Situata në Shqipëri nuk është se ka një përkeqësim të lehtë, situata po shkon drejt katastrofës.

Situata në Shqipëri është jashtë kontrollit. Së dyti, masat që duhen marrë nuk janë masat mbyllëse. Masat që duhen marrë janë ato masa që ne kemi shprehur prej kohësh, për të ngadalësuar këtë përkeqësim galopand të gjendjes dhe për të evituar tani më të keqën që mund të ndodhë. Masa e parë është shumëfishimi i numrit të testimeve. Testimet në Shqipëri kanë një pozitivitet të frikshëm”, tha Shehu.

Ai ngriti edhe një tjetër shqetësim, parashtruar më herët nga ana e opozitës. Sipas tij, pacientët qëndrojnë me orë të tëra nëpër autoambulanca, për t’u futur në spitale.

“Të sëmurët rrinë me orë të tera nëpër autoambulanca, për t’u futur në spitale. Të sëmurët janë ata që po vuajnë këtë in-kapacitet, këtë mungesë menaxhimi”, tha ai më tej.

Sipas Shehut, qeveria fsheh të vërtetën sa i përket situatës së COVID-19. Ai fajësoi Komitetin e Ekspertëve, për fshehjen e mungesës së kapaciteteve.

“Më vjen keq që ata kërkojnë që të fshehin të vërtetën. Komiteti i Ekspertëve është vendosur në plan për të fshehur mungesën e kapaciteve. Qeveria është fshehur pas Komitetit të Ekspertëve, vendimet i merr qeveria”, theksoi ish-ministri i Shëndetësisë.

Lexo edhe :   Rritet numri i viktimave në Kosovë, 294 raste të reja me koronavirus
- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Nuk i lejohet kandidimi, Kurti: S’jam në dijeni, kryesoj listën e Vetëvendosjes

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti është ka reaguar në lidhje lidhur me përgjigjen që Këshilli Gjyqësor i Kosovës i ka dhënë KQZ-së për...

Fundosja e “Wilhelm Gustloff”, tragjedia më e madhe detare e të gjitha kohërave

Titaniku, është tragjedia detare më e përmendur, por nuk është tragjedia më e madhe në histori. 33 vite më vonë, do të mbytej në...

Alarm për bombë në Gjykatën e Lartë të SHBA, godina ndodhet shumë pranë Capitol

Teksa pritet inaugurimi i Joe Biden si President i 46-të i SHBA-ve, një befasi ka ndodhur shumë afër Capitol, pikërisht në Gjykatën e Lartë. Stafi...

Rritet numri i të infektuarve, edhe 4 viktima nga Covid-19

Covid-19 u ka marrë jetën edhe 4 personave në vendin tonë në 24 orët e fundit. Ministria e Shëndetësisë informon se rastet e vdekjes janë...

Kategoria Superiore/ Vllaznia ndëshkon Bylisin dhe marshon drejt titullit

Fitore dramatike, në frymën e fundit e Vllaznisë në “Adush Muça”, në një fushë të vështirë. Një gol i Ardit Hoxhajt në minutën e...