E martë, 21 Shtator, 2021
19.9 C
Tirana

Po shembet restoranti “Panorma”, IKMT-ja: Objekti ishte pa leje

Mjetet e rënda vijojnë punën për shembjen e restorantit të Mihal Kokëdhimës, kushëririt të Koço Kokëdhimës, në plazhin e Porto Palermos në Himarë. Ky aksion i IKMT-së vjen pas ngjarjes së rëndë, ku pronari i saj ushtroi dhunë fizike dhe psikologjike mbi turistët spanjollë. Për këtë aksion ka reaguar edhe Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit.

Sipas tij, bar restorant “Panorma” rezultonte pa leje dhe ndërkohë shfrytëzonte kundrejt pagesës edhe një pjesë të konsiderueshme të plazhit. Gjithashtu IKMT thotë se pas shembjes së këtij objekti do të vijojë puna intensive në të gjithë vijën bregdetare të vendit.

Njoftimi i IKMT-së:

“IKMT prish “Panormën”.

Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka vendosur të prishë bar-restorantin “Panorma” në Porto-Palermo, i ekspozuar publikisht pas një skandali të pronarit me disa turistë spanjollë dhe dy shoqëruesit e tyre shqiptarë. Objekti rreth 2 mijë metër katror, i ndërtuar në një nga zonat më të bukura bregdetare të Shqipërisë, rezulton pa leje, ndërkohë që shfrytëzonte kundrejt pagesës edhe pjesën e plazhit.

Në këtë operacion, IKMT nuk ka hasur në kundërshtime të qytetarëve. Çdo veprim i saj ka qenë i koordinuar ngushtësisht me policinë e shtetit. Menjëherë pas përfundimit të këtij operacioni, IKMT do të vijojë punën në gjithë vijën bregdetare të vendit”.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Për një parlamentarizëm antimafie, antikorrupsion

Nga: Pëllumb Nako Parlamenti filloi punimet nën një normalitet absolut. Sigurisht, u krijuan edhe komisionet përkatëse, të njëjtë si të viteve e dekadave më parë....

Alternime kthjellimesh dhe vranësira. Nesër priten teshje shiu të izoluara

Ditën e merkurë, vendi ynë pritet të jetë nën ndikimin e masave ajrore relativisht të paqëndrueshme. Moti parashikohet me alternime kthjellimesh dhe vranësira. Reshje shiu...

Artan Hoxha: Mund të arrestohen ish-kryeministra e ish-presidentë

Ambasadorja e SHBA-së në Tiranë Yuri Kim ka zhvilluar së fundmi një takim me 15 prokurorët e SPAK, ku ka përçuar mesazhe të rëndësishme....

Lajçak i shqetësuar për situatën në veri të Kosovës

Përfaqësuesi i BE për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka thënë se ka njoftuar vendet e BE-së për situatën në veri të Kosovës. Me anë...

Kurti takim me ambasadorët e QUINT-it, zbulon vendimin e fundit

Kryeministri Albin Kurti ka pritur sot në takim ambasadorët e vendeve të QUINT-it, ku është diskutuar lidhur me reciprocitetin e targave me Serbinë. Kurti...