“Po rri pa gjumë”, Rama flet troç: Mbroni veten

Thirrja e kryeministrit Rama në një tjetër lidhje LIVE me qytetarët në Facebook, ishte që të vetëndërgjegjësohen. Risku nga koronavirusi është i madh, ndaj masat nisin nga vetvetja. Rama e bëri të qartë se pa daljen e një vaksine, na duhet që të gjejmë mënyra të reja të organizimit të jetës.

Kreu i qeverisë tha se kjo ka qenë përiudha më e vështirë për të, dhe se “të qeverisësh do të thotë të rrish pa gjumë”. Këtu i referohet zërave që flasin se të qeverisësh është rehat dhe se pasurohesh.

“Deri kur të dalë vaksina, ky virus do jetë vërdallë. Do të ndryshojmë mënyrë të menduari dhe të organizuari. Harrojeni se më më pëlqen dhe më vjen përmbarë t’u njoftoj për kufizimin e lirive të lëvizjes.

Kjo është përiudha më e vështirë e jetës time politike, dhe përballja më e jashtëzakonshme me vendime më të vështira që duhet të marr. Shumë kujt prej jush i duket se të qeverisësh është rehat, të pasurohesh.

Por jo; të qeverisësh do të thotë të jesh pa gjumë, nuk po iu qahem se e kam nder dhe pasion. Po me thatë ik dhe mos u merr më me politikë, se ikën virusi, do ikja sot me lumturinë më të madhe. Lutem të mos e bëjmë si lopa. Nëse nuk jeni roje të vetes, nuk ua mbroj dot më jetët. Kjo nuk është lojë”.