Tetë të burgosur të dënuar me vdekje, kanë humbur jetën nga koronavirusi në SHBA.
Ngjarja është regjistruar në burgun “San Quentin” në Shtetet e Bashkuara. Tetë të dënuarit ishin në mesin e 15 viktimave që COVID-19 shënoi në këtë burg.
Viktima e parë u raportua në mes të muajit qershor, kur Richard E. Stitely, i cili qëndronte pas hekurave prej 30 vitesh, rezultoi se ai ishte i infektuar. Ai ishte dënuar me vdekje për përdhunimin dhe vrasjen e një 27-vjeçareje, në vitin 1990.
Viktima e fundit është 67-vjeçari, John Beames, i cili ishte i dënuar me vdekje pasi në vitin 1994 kishte vrarë një foshnje 15-muajshe.
Gjashtë të burgosurit e tjerë vdiqën mes 3 dhe 20 korrikut. Ata ishin të gjithë të dënuar për vrasje, përdhunime dhe vepra të tjera të rënda penale.
Deri tani janë të konfirmuar si të infektuar me koronavirus më shumë se 2/3-at e të burgosurve, plot 2018 raste.