E shtunë, 23 Janar, 2021
10 C
Tirana

“Po prisnim t’i bënim martesë”, përlot e motra e 25-vjeçarit të vrarë

E motra e të ndjerit, 25 vjeçarit Klodian Rasha, në një gjendje të rënduar tha në një prononcim për mediat se ajo çfarë kërkon është vetëm drejtësia. E përlotur, në një rrëfim mjaft të vështirë për të, ajo tha se kërkojnë të drejtën e tyre, dhe se gjithçka është një protestë paqësore.

“Ka qënë djalë shumë i rregullt”, tha e motra e të riut që u ekzekutua nga policia. “Po prisnim ti bënim një martesë. Më thoshin se e ka rrëmbyer policia”, tha më tej ajo.

E gjendur në protestë, Bora shprehet mes emocionesh se kërkon drejtësi dhe dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe ministrit Sandër Lleshaj.

“Dua një të drejtë nga shteti, dua të drejtën e vëllait  tim. Për çfarë me u vra? Për çfarë nuk qëlloi në ajër? Kërkoj drejtësi për vëllanë tim, ne duam të drejtën për çfarë arsye është vrarë. Ka qenë djalë shumë i rregullt, nuk ka pasur armë. Kërkoj të dorëhiqet Edi Rama dhe Sandër Lleshaj, kërkoj mbështeteje sa më shpejt. Nuk e prisja kur kam marrë vesh se vëllai im është i vrarë, më thoshin se është arrestuar, kur ma kanë sjellë jam tronditur”.

Një numër i jashtëzakondshëm protestuesish janë mbledhur tek Kryeministria, duke kërkuar që të futen brenda godinës.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

E trishtë/ Ndërron jetë në moshën 35-vjeçare ish-sulmuesi

Ish-sulmuesi xhamajkan, Luton Shelton ka ndërruar jetë në moshën 35-vjeçare, për shkak të një sëmundje. Shelton ishte diagnostikuar në vitin 2018 me sëmundjen “ALS”, e...

Berlini përgatitet për konsultime me administratën Biden

Lehtësimi i jashtëzakonshëm u shpreh në Gjermani që kur Joe Bideni i fitoi zgjedhjet presidenciale. Kurse të mërkurën (20.01.), kancelarja Angela Merkel i shkroi...

Samsung u ngrit si një dyqan që shiste perime, dhe kuriozitete që nuk i dinit

Sistemi ligjor i Japonisë ka një normë dënimi prej 99 për qind. Peshkimi mbetet profesioni i dytë më i rrezikshëm i Shteteve të Bashkuara, pas...

Analisti: Basha do ketë Tiranën, ja kush do jetë drejtuesi i PD në Gjirokastër

Partia Demokratike ka emëruar drejtuesit politik në pjesën më të madhe të qarqeve, ndërkohë që janë ende për t’u zbuluar se cilët do të...

A do jetë sërish kandidat për deputet? Ja si përgjigjet Ervin Salianji

Ervin Salianji është shprehur se ekziston mundësia që ai të jetë kandidat për deputet në listën e Partisë Demokratike. I ftuar në “Zonë e lirë”,...