Policia Kufitare ka shpëtuar tre pushues, të cilët po peshkonin rreth 1 milje larg bregut. Tre personat me inicialet AK., D.E dhe M.N, kanë qënë mbi mjetin ludrues, kur kanë parë se po rrezikoheshin të mbyteshin, pasi mjeti kishte futur ujë.
Burimet paraprake thonë se personat që janë shpëtuar, janë të moshës 21, 36 dhe 52 vjeç.
“Pushuesit kanë qenë në det të hapur mbi një mjet lundrues pedalues, kur mjeti ka filluar të fusë ujë.
Gjatë patrullimit nga ana e Specialistëve të Policisë Kufitare, në zonën përballë fshatit Lura, rreth 1 milje larg bregut është konstatuar një mjet lundrues bedalon, pa motor, e cila peshkonte me disa persona në bord dhe rrezikonte të fundosej.
Ata janë afruar menjëherë duke i dhënë ndihmën e parë shtetasve A.K. 36 vjeç, D.E. 52 vjeç dhe M.N. 21 vjeç, banues në Maminas, duke i marrë në mjetin lundrues të Policisë Kufitare dhe siguruar që janë mirë nga ana shëndetësore”, njofton policia.