Policia greke ka arrestuar një 49-vjeçar shqiptar, i cili ishte dënuar për përdhunim të fëmijëve.
Sipas mediave greke, ndalimi i shtetasit është bërë në Kakavijë, teksa ai po mundohej të kalonte kufirin për në Shqipëri. Ishin oficerët e policisë greke ata të cilët kanë zbuluar se ai ishte i arratisur, në momentin kur ai po përpiqej të kalonte kufirin.
Abuzuesi shqiptar ishte në pritje të aktgjykimeve të Gjykatës së Apelit, në Euboa, ndërsa raportohet se ishte dënuar m 9 vite e 1 muaj burg për përdhunim dhe joshje të fëmijëve. 39-vjeçari është dënuar edhe më herët nga Gjykata Penale e Thebës me 2 vite burg për armëmbajtje pa leje.